1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Letër e hapur për Amerikën”/ Ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Alexander Arvizu firmos për Biden

“Letër e hapur për Amerikën”/ Ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Alexander Arvizu firmos për Biden

Gati 780 ish zyrtarë të sigurisë kombëtare kanë nënshkruar një letër të hapur që mbështesin kandidatin demokrat Joe Biden për president.

Ish zyrtarët në fjalë janë Gjeneralë, Admiralë, Zyrtarë të Lartë, Ambasadorë dhe Zyrtarë të Lartë Civilë të Sigurisë Kombëtare në pension që mbështesin Joe Biden për President, ndër ta edhe ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Alexander Arvizu

“Ne jemi ish-nëpunës publikë që kemi përkushtuar karrierën tonë dhe në shumë raste kemi rrezikuar jetën tonë, për Shtetet e Bashkuara. Ne jemi gjeneralë, admiralë, oficerë të lartë, ambasadorë dhe udhëheqës të lartë civilë të sigurisë kombëtare.

Ne jemi republikanë, demokratë dhe të pavarur. Ne e duam vendin tonë. Fatkeqësisht, ne gjithashtu kemi frikë për të. Pandemia COVID-19 ka provuar se Amerika ka nevojë për udhëheqje parimore, të mençur dhe të përgjegjshme ” shkruhet ndër të tjera në letër.

Nënshkruesit, midis tyre dhe ish ambasadori Arvizu janë të bindur që Joe Biden është Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara dhe do të jetë në lartësinë e duhur edhe në raport me politikën e Jashtme. Sipas tyre Joe Biden “beson se ne duhet të qëndrojmë pranë aleatëve që kanë qëndruar pranë nesh.

Ai kujton se si aleatët e Amerikës në NATO u hodhën në anën e saj pas 11 shtatorit; si kurdët luftuan përkrah nesh për të mposhtur ISIS; dhe si Japonia dhe Koreja e Jugut kanë qenë partnerë të palëkundur në kundërshtimin e provokimeve të Koresë së Veriut dhe Kinës. Joe Biden nuk do t’i shiste kurrë aleatët tanë për të qetësuar despotët ose sepse nuk i pëlqen një udhëheqës aleat.”

Edhe në lidhje me sfidat e krijuara nga pandemia globale, ish zyrtarët firmëtarë të Letrës së hapur janë të bindur që Biden është Presidenti i duhur për shkak se për ta “Presidenti i ardhshëm do të duhet të adresojë ato sfida ndërsa lufton me një ekonomi në një recesion të thellë dhe një pandemi që ka marrë tashmë më shumë se 200,000 bashkëqytetarë tanë. Amerika, me 4% të popullsisë së botës vuan me 25% të rasteve të botës COVID-19.”//Eunews.al