Mashtrues, kthejani opozitën të zotërve!

Mashtrues, kthejani opozitën të zotërve!

Nga Anri Bala

E dija se kush jeni, sepse ju njoh mirë, ndaj ju pyeta se: “sot do protestoni po nesër çdo thoni?!” E dija mirë se çfarë do thoshit dhe e thatë për të mbuluar mashtrimin me gënjeshtër, se ju ishit të lumtur, që misionin e kishit kryer dhe Edi Ramën e kishit “tmerruar”. Ju në të vërtet, trembët vetëm sorrat e korbat në tarracat e ndërtesave qeveritare. Pale kur hiqeni si paqësor dhe euro-amerikan, dukeni aq të neveritshëm dhe perversa, sa nuk ka qenie që iu honeps…!

Loading...

Trembjen tuaj, o frikacakë të dhjerë, filluat që pagdhirë të na e paraqisnit si “gandizëm” dhe kulturë demokratike! Kurse për ato që ju premtuat të “ftuarve”, para se ti nxirrnit në bulevard, nuk u thatë e nuk bëtë asgjë, por ikët me vrap, nga meraku të mos ju pluhuroseshin veshjet “Gucci” e “Armani” dhe orët Rolex, duke i lënë ata me fshesa në dorë, a thua se ata kishin dal për të fshirë rrugët dhe bulevardin nga ndotjet tuaja.

Në fakt, ata e kuptuan vonë, se kishin ardhur për të dëgjuar lehjet tuaja të përditshme, por ju nuk e kuptoni akoma se çdo të ju ndodhë, nëse vazhdoni të talleni me ta, kur e vetmja gjë që u ka mbetur është  “protesta”. Sot, një “horr” proteste, e kishte gjetur fajtorin  e “nxirjes” së fitores dhe “baltosjen” e rezultatit “brilant”, që kishte arritur mashtrimi juaj: “Mediat e borderove, konet, buçet që lehin”. Kjo është e vërtet, se ky kone dhe shumë kone si puna e tij, kanë vite që lehin dhe natyrisht nuk u ka ngelur gjë tjetër vetëm se të pagëzojnë njerëz me emrin e tyre.

Historira të treguara çdo minutë, edhe nëse janë nga më brilantet, bëhen të mërzitshme, monotone dhe për tu varrosur në ndonjë gropë, për të mos i gjetur më as shpiksi i tyre. Të dalë një xhelat të akuzoj për vrasje, të dal një grabitës të akuzoi për vjedhje, të dali një prostitutë të akuzoj për pandershmëri, kjo natyrisht që nuk quhet politik por “konellapje” dhe nuk mund të motivoi askënd, përveçse ju… si të trembur të pashpresë.

Loading...

Ju nuk e kuptoni se sa ndryshoni me njeriun, që nuk ka pse trembet dhe shpresën e humb të fundit, bashkë me shpirtin e lirë, frymën e protestës, që i lehtëson sadopak vuajtjet dhe hallet. Kjo ju intrigon, që t’ia përdhosni edhe atë, duke e kthyer në një aset tuajin, pa e patur të drejtën dhe tagrin. Vërtet mendoni se fjalimi për vjedhje, vrasje dhe drogë të ish-ministrit Luli, ai për vjedhje, drogë dhe korrupsion i Monikës, ai për varfëri i klanit të Zemunit, ai për korrupsion dhe vrasje i Mediut, apo ai për vjedhje zgjedhjesh i Nard Ndokës… entuziazmon apo mallëngjen njeri?!

Klithmat dhe ulërimat tuaja, nuk bënin gjë tjetër veçse ju tregonin më të paftyrë dhe qesharak. Ato ishin britma për ndihmë! Ju e patë, se askush nuk kishte ndërmend të sakrifikonte moralin dhe të drejtën e tij për të zgjidhur hallin tuaj… një karrige tjetër. Kurse sot, na thoni se nuk i’u gënjyem por i’u mashtruam! Duke qenë se jeni njerëz mediokër dhe të rastësishëm nga pjellat që i’u kanë bërë dhe lidhjet e ndyra që i’u kanë sjellë aty, ju nuk arrini të kuptoni se çdo qytetar i lirë, ka të drejtë të protestoj kundër qeverisë edhe udhëheqësve të tij.

Askund në botë, nuk ka qytetar që janë të kënaqur me qeverisjen e tyre, edhe sikur dashuria të kërkohet me dhunë, si ajo që kaluam… në diktaturë. Shtypja kërkon reagim, e kjo është natyrale dhe biologjike, alfa e revoltës, e mosbindjes, e protestës që e bënë atë ortek.

A e kuptoni pse protesta juaj ishte e dështuar?! Sepse ju ishit ato që ishit edhe dje, edhe pardje, edhe vjet, edhe parvjet, megjthëse shikonit ëndërra se do të bëheshit “det”. Me kalimin e viteve opozitarizmi rritet, sepse të pakënaqurit ndaj pushtetit, sa do i mirë të jet ai… shtohen. Kjo është arsye që raportet ndryshojnë dhe nëse të pakënaqurit shtohen, “demosi” u drejtohet kutive dhe “rrugve”, për të provuar një alternativë tjetër, që askush të mos rri në pushtet pa kufi.

Të vetmit që nuk lëvizin, janë militantë e betuar, por edhe ato… ju i kishit humbur. Nëse i kishit sytë në ballë, megjithëse ishit bashkuar si zogjtë e korbit, të trembur nga stuhia, njerëzit ishin po ata kur dolët vetë si e djathtë, me militant të gënjyer, për të fundit herë. Edhe unë isha aty duke parë entuziazmin tuaj, nga njerëzia që kishte mbushur bulevardin, por surretërit tuaj, përsëri shprehnin frikë dhe djallëzi prej skuthash, ndaj edhe unë si ata, u ndjeva i turpëruar se si ma futët.

U ndjeva i tallur, sepse e kuptova, që ajo protestë nuk ishte e imja dhe aq më pak e miqve të mi, por e socialistit të “penduar”. Ishte e juaja si e keqja e këtij vendi, që nuk dini ku të fshihni milionat e vjedhura nga “halli”, për të retushuar fytyrën tuaj, që nuk ka grimer që e zbukuron. Ju kryet një mision të mbrapshtë: Bindjen ndër qytetar, se tani ata janë vetëm! Ndaj një orë e më parë, ju mashtrues, duhet t”ua dorzoni opozitarizmin e marrë peng të zotërve… të papërkulurve… popullit plebe!/Tellalli.al

Komento
Loading...

COMMENTS

15000

Loading…

Mos e Humbisni
Mirë nesër do protestoni, po pasnesër ç’do thoni?!

Close