Mbi leksionet e gazetarisë nga Ilir Meta

Mbi leksionet e gazetarisë nga Ilir Meta

Nga Mero Baze

Eshtë pak argëtuese të shikosh Ilir Metën të japë leksione gazetarie, ndërkohë që trauma më e madhe që ka pësuar në jetë dhe që duket se nuk e ka rikuperuar dot, i ka ardhur prej gazetarisë.

Publikimi i videos së tij me zë dhe figurë, duke bërë pazare milionash, i ka lënë atij, ende idenë fikse se gazetaria duhet mbajtur nën kontroll me këshilla, me para, pse jo dhe me kërcënime. Këto të fundit nuk i kurseu sot për gazetën “TemA”, që kur u ngrit në mëngjes e deri sa u err. Duket që kemi hyrë në orët e pagjumësisë së tij.

Nuk është se i dëgjoj për herë të parë këto këshilla nga Ilir Meta. Kam lexuar përgjimet e Ilir Metës me një pronar televizioni, përgjuar zyrtarisht nga Prokuroria, dhe aty i kupton më së miri këshillat dhe idetë e tij për shtypin.

Aty e kupton se si ky këshillon pronarin t’i vërë gjobë 100 mijë euro një politikani kundërshtar me të, se si e udhëzon të manipulojë sondazhin italian dhe të nxjerrë LSI lart, si e urdhëron të sulmojë Sokol Olldashin dhe të mbrojë Lulzim Bashën, gjatë fushatës mes tyre, e plot këshilla të tjera të këtij tipi.

Janë pak a shumë si këshillat që jepte sot, por më konkrete, duke e vënë veten në rolin e një pronari real televizoni, siç në fakt është.

Ndaj nuk është se kam ndonjë kuriozitet për konceptin e Ilir Metës për shtypin. Jam shumë i qartë.

Sulmi ndaj gazetës nga një figurë që ka konsensus kombëtar si politikani më i korruptuar i historisë së Shqipërisë, është po ashtu një lajm i mirë për ne. Problem do të ishte sikur të na lavdëronte.

I shqetësuar pse ne i kemi publikuar radhazi disa video e foto nga takime të paligjshme elektorale, dhe në kundërshtim edhe me rregullat e pandemisë, i kanë krijuar idenë fiske se ne po e ndjekim nga pas.

Në fakt nuk po e ndjekim. Njerëzit e tij po na i nisin, duke dëshmuar se janë marrë peng prej tij, në një fushatë donkishoteske, nga e cila ai do të humbasë dhe ato pak vota që i kanë mbetur.

Ndaj dhe ne jemi dakord si gazetë që ai të vazhdojë të bëjë fushatë në emër të LSI-së. Kjo është në favor të shoqërisë, pasi është e vetmja mënyrë që shoqëria jonë të shpëtojë nga LSI.

Por ajo që shikoj, është meraku që Ilir Meta ka për Qarkun e Vlorës. Pesë vite më parë, kur Ilir Meta dërgonte çanta me para për disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për të eleminuar mandatin e Koço Kokëdhimës dhe për ta zëvendësuar me “Pashain” e tij në Sarandë, nuk e kishte këtë shqetësim.

Problemi që ai ka tani në Qarkun e Vlorës, është se nuk ka më asnjë mbështetje, dhe i gjithë investimi kundër Kokëdhimës, për ta zëvendësuar me “Pashain” e tij, tani ka ikur dëm.

Gazeta “TemA” mund ta dëshmojë këto përpjekje të dikurshme të Ilir Metës, por nuk e ndihmon dot, t’i kthejë “fuqinë” që i ka humbur nga Saranda deri në Vlorë.

Ndaj na duket qesharak dhe paranojak sulmi ndaj gazetës dhe fushata e tij që më 25 prill të jetë referendum kundër gazetës “TemA”, dhe mezi e presim atë ditë.

Por meqë Ilir Meta ka vendosur të japë këshilla publikisht për botuesit e shtypit, e ndjej detyrim t’i kujtoj se drama e tij reale, është se pronarët e shtypit që janë luajalë me të, e shikojnë Ilir Metën si bankomat, pra nuk presin të dëgjojnë se çfarë nxjerr nga goja, por çfarë nxjerr nga xhepi.

Kurse të tjerët e vëzhgojnë se çfarë fut në xhep, dhe jo çfarë përpiqet t’u fusë atyre në kokë. Ndaj lodhet kot!

Isparta escort Afyon escort Giresun escort Çanakkale escort Trabzon escort Çorum escort Erzurum escort Muğla escort Pamukova escort Buca escort Osmaniye masaj salonu Balıkesir escort Manisa escort Aydın escort Muğla escort Maraş escort Yozgat escort Tekirdağ escort Mersin escort Nizip escort Çankaya escort Ordu masaj salonu Kütahya mutlu son masaj Elazığ mutlu son masaj Malatya mutlu son masaj Tokat mutlu son masaj Çorum mutlu son masaj Yalova mutlu son masaj Şanlıurfa escort bayan Gaziantep escort bayan Amasya escort bayan Edirne escort bayan Yozgat escort bayan Adana escort bayan