1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Mbrojtësi” i votës Ilir Meta: Ndëshkoni ashpër ata që po përpiqen t’ju blejë votën, ne kemi dinjitet për këto gjëra

“Mbrojtësi” i votës Ilir Meta: Ndëshkoni ashpër ata që po përpiqen t’ju blejë votën, ne kemi dinjitet për këto gjëra

Ilir Meta ka komentuar marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Sa i takon marrëveshjes për detin Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se ka pasur mungesë transparence dhe bashkëpunimi serioz.

Duke folur mbi mundësinë e rëndimit të klimës politike në zgjedhje, Meta u bëri thirrje qytetarëve që të ndëshkojnë ato forca politike që u ofrojnë para për votën, apo që ju bëjnë presion me vendin e punës.

“Ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese të të kërkuar nga opozita e asaj kohë dhe kryetari i asaj kohe, Edi Rama. Unë kam qenë gjithmonë për zgjidhjen e drejtë, zgjidhjen kushtetuese, brenda normave ndërkombëtare. Për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur as transaprencë dhe as një bashkëpunim serioz, siç e meriton rëndësia e një çështje të tillë kaq të madhe.

Nuk është një çështje që zgjidhet njëherë në 4 vjet. Duhet të zgjidhet në mënyrë sa më të drejtë për të dyja vendet dhe kësaj i shërben vetëm transparenca”, deklaroi presidenti Meta.

I pyetur nëse klima e rënduar e zgjedhjeve të 25 prillit mund të ndikojë në turizëm kreu i shtetit u shpreh:

“Nuk do ketë klimë të rënduar, por të përmirësuar, pas asaj ditë që unë e vlerësoj si referendum për të rivendosur demokracinë, rendin kushtetues, për të marrë vetë populli shqiptar me votën e tij fatet e veta, të familjes së tij dhe mbarë vendit tonë. I garantoj që askush nuk do të prekë votën.

U bëj thirrje të gjithëve të votojnë kundër çdo force politike që u bën presion qytetarëve me vendin e punës, apo me bukën e gojës. Ti ndëshkoj edhe më ashpër ata që do të ofrojnë para për vota. Sepse dinjiteti i çdo qytetari të Sarandës dhe Shqipërisë nuk mund të jetë kurrsesi i barabartë me vlerën në monedhë të një delje, dhije, apo lope. Ne jemi një popull evropian që meriton demokraci”.