osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Më 30 nëntor Moderna aplikon për autorizim emergjent të vaksinës kundër COVID-19

Më 30 nëntor Moderna aplikon për autorizim emergjent të vaksinës kundër COVID-19

Kompania Moderna.Inc tha se të hënën do të aplikojë për autorizim emergjent në SHBA dhe Evropë të vaksinës së saj kundër COVID-19.

Rezultatet e testimit të fazës së tretë të vaksinës së kësaj kompania kanë treguar se ajo është efektive 94.1%, pa ndonjë shqetësim serioz të sigurisë.

Vaksina e Modernas mbase mund të jetë vaksina e dytë që pritet të marrë autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA, këtë vit.

“Ne besojmë se kemi një vaksinë që është shumë efikase”, tha kryeshefi për çështje mjekësore i Moderna-s, Tal Zaks.

“Ne presim që të luajmë një rol kryesor në mposhtjen e kësaj pandemie”, tha ai.

Njoftimi i Modernas pason lajmet nga kompania tjetër, Pfizer.Inc dhe partneri gjerman BioNTech SE që vaksina e tyre ishte 95% efektive. Pfizer ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent, një javë përpara Moderna-s.

Përveç regjistrimit të aplikimit të saj në SHBA, Moderna tha se do të aplikonte për miratim me kusht nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Rezultati i fundit i efektivitetit të vaksinës së Modernas është pak më i ulët se një analizë e përkohshme e lëshuar më 16 nëntor që tregonte një efikasitet prej 94.5%.

Ky ndryshim, sipas zyrtarëve të kompanisë, nuk përbën ndonjë rëndësi të madhe.

Në javët e fundit, rezultatet pozitive të vaksinave kanë ngjallur shpresat për t’i dhënë fund pandemisë që ka goditur ekonomitë, dhe ka marrë më shumë se 1.45 milion jetë në të gjithë botën.

Këshilltarët e pavarur të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave do të takohen më 17 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e provave të Moderna-s.

Ata do të takohen më 10 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e kompanisë Pfizer. Menjëherë pasi të fitojë autorizimin e përdorimit emergjent, Moderna pret që vaksina të transportohet në pikat e caktuara të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.