osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Mesazhet e Ramës me burgosje, roli i amerikanëve dhe alarmi i presidentit: Ilir Meta rrezikon të përfundojë në dyert e SPAK pas 25 prillit

Mesazhet e Ramës me burgosje, roli i amerikanëve dhe alarmi i presidentit: Ilir Meta rrezikon të përfundojë në dyert e SPAK pas 25 prillit

Presidenti Ilir Meta duket se ka vendosur të përballet fort me ndërkombëtarët. Muajt e fundit kreu i shteti ka shtuar dozën e sulmeve ndaj ambasadorëve dhe veçanërisht ndaj amerikanëve, duke treguar se raportet e tij me SHBA nuk janë aspak të qeta. Dekorimi i Ardian Dvoranit si kampion të luftës antikorrupsion ishte mesazh i qartë për presidentin dhe tashmë Meta të enjten u shpalli luftë ndërkombëtarëve. Por pse trembet presidenti? Çfarë i ka shkuar në vesh kreut të shtetit? Presidenti duket se i trembet një plani arrestimi pas 25 prillit. Rama ka 3 ditë rresht që i përmend Metës burgun. Deklarata e parë ishte të enjten, më pas bëri një deklaratë të ngjashme të premten dhe e përforcoi atë të shtunën. Të enjten Meta doli në një studio televizive dhe iu përgjigj drejtpërdrejt Ramës. Emisioni nisi pikërisht me këtë çështje dhe moderatori i emisionit foli se pas Ramës ka dhe ndërkombëtarë që ndoshta duan arrestimin e tij. Nga ana tjetër presidenti shpërtheu në sulme të forta pikërisht ndaj ndërkombëtarëve. Edhe pse ishte Rama ai i cili i përmendi burgun, Meta fliste për mafie ndërkombëtare, për ambasadorë horra, për diplomatë të korruptuar. Madje i paralajmëroi që të bëjnë kujdes pasi nëse duan luftë do të ketë luftë. Të gjitha këto tregojnë se presidenti i trembet një plani ndërkombëtar kundër tij. Një plan që ka si synim jo vetëm eliminimin politik, por edhe ndëshkimin.

Rreziku pas 25 prillit

Sondazhet tregojnë se LSI është në pikiatë dhe PS mund të fitojë zgjedhjet. Vetë Meta ka premtuar se do të japë dorëheqjen nëse Rama qëndron në pushtet. Mbetet të shihet nëse do e mbajë fjalën, por nëse kreu i shtetit jep dorëheqjen do të jetë personi më i rrezikuar nga drejtësia e re. Nëse LSI është jashtë qeverisë, Meta humb imunitetin sepse nuk do ketë post deputeti, presidenti apo ministror. Momentalisht SPAK nuk e heton dot sepse ligji e ndalon, por nëse ai jep dorëheqjen atëherë nuk ka asnjë pengesë që të hetohet. Të shtunën ishte kryeministri Rama ai i cili ia përmendi dorëheqjen dhe kërkoi që ta mbajë fjalën, ndërsa i përmendi po ashtu drejtësinë. “Unë shpresoj dhe nuk e kam një shpresë të fortë, që Ilir Meta të iki dhe të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve kur ne të fitojmë zgjedhjet ashtu sikundër e ka deklaruar. Zgjedhjet në 25 prill janë ndër të tjera dhe një zgjedhje e qartë midis drejtësisë dhe Ilir Metës, kështu që kush do të votojë në 25 prill për Partinë Socialiste do të japë një kontribut të rëndësishëm edhe për të çliruar Presidencën nga Ilir Meta”, tha Rama. Nëse shohim deklaratat e kryeministrit dhe qëndrimet e presidentit, atëherë duket qartë se kemi të bëjmë me luftë burgu.

Mesazhet për Metën

Ndërkombëtarët dhe veçanërisht amerikanët e kanë kuptuar qartë se kush e do dhe kush nuk e do reformën në drejtësi në vend. Presidenti disa herë ka tentuar t’i shantazhojë duke nxjerrë mesazhe dhe dokumente, por në shumë raste është “zbythur”. Madje në kohën kur nisi betejën me Ardian Dvoranin për Kushtetuesen ai ka marrë dhe kërcënime private që të heqë dorë nga uzurpimi i gjykatës pasi do përballet me pasoja. Qershia mbi tortë e betejës së tij ishte dekorimi i Ardian Dvoranit. Titulli që iu dha gjyqtarit ishte mesazh i qartë ndaj presidentit. Vetë Dvorani ka dy merita në detyrën e tij: Ishte kundër kolegëve në gjyqin për aferën e Metës me bllokun 700 mijë euro dhe po ashtu ishte kundër Metës për kapjen e Kushtetueses. Pra duket qartë se SHBA e paralajmëruan Metën që të ndalë luftën me drejtësinë. Por Meta të enjten i sfidoi pasi tha se nëse fiton opozita zgjedhjet, ai do të kërkojë arrestimin e Ardian Dvoranit. Kjo tregon qartë alarmin e presidentit. Po ashtu ai disa herë u shpreh se ne jemi në tokën tonë, duke dhënë sinjale se do bëjë rezistencë. Por nëse rendisim zhvillimet, duke se amerikanët ia kanë bërë të qartë Metës se nuk do ia hedhë aq mirë. Kur ambasador ishte Donald Lu, ai i kërkoi Adriatik Llallës arrestimin e Ilir Metës. Ky është fakt i deklaruar nga vetë Llalla. Kryeministri po i përmend disa herë burgun presidentit. Amerikanët dekoruan armikun më të madh të kreut të shtetit. Nga ana tjetër Byroja e Hetimi u ngrit dhe SPAK ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë askënd. Të gjitha këto tregojnë se nëse opozita humbet zgjedhjet, Meta është më i rrezikuari. Rreziku më i madh do të vijë nëse jep dorëheqjen, por nëse jo, do të vijë pas një viti duke qenë se i mbaron mandati në 2022. Presidenti e ka nuhatur këtë dhe tashmë është hedhur në sulm që të ndihmojë opozitën të fitojë. Por duket se këto zgjedhje më shumë sesa për të shpëtuar LSI, janë dhe një betejë për të mbajtur kreun e shtetit larg SPAK. Meta shpreson që nëse LSI të jetë në qeveri ai të marrë një mandat të dytë në zgjedhje ose të marrë post në qeveri. Duke qenë se Basha ka dhënë sinjale se është në krah të amerikanëve, kjo do të jetë shumë e vështirë për presidentin.

Pasuria, pika e dobët e Metës

Nëse shohim Maqedoninë e Veriut apo Kroacinë, ish-kryeministrat atje (Ivo Sander dhe Nikola Gruevski), kishin deklaruar pasuri të ulët. Por nga hetimet rezultoi se kishin miliona euro pasuri të padeklaruar. Në rastin e presidentit tonë letrat janë sheshit. Meta rezulton ndër politikanët më të pasur. Bashkëshortja e tij ka deklaruar plot 13 apartamente. Të tre fëmijët i shkollon në Londër, ndërkohë ka vilë në Gjirin e Lalëzit që nuk dihet vlera, si dhe apartamente të tjera në Tiranë. Pra duket se pasuria do të jetë një nga pikat e dobëta të presidentit, e cila mund ta fundosë kur të mbyllë mandatin. Shkollimi fëmijëve të presidentit duket se është temë më vete. Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se kryetarja e LSI dhe presidenti Meta shpenzojnë 140 mijë paund ose 160 mijë euro për të shkolluar fëmijët në Londër. Nga ana tjetër presidenti e Zonja e Parë përbetohen për mjerim në Shqipëri dhe qajnë hallin e shqiptarëve. Nëse marrim rastin e Adriatik Llallës, ndaj tij u hetuan shpenzimet për shkollimin e fëmijëve në Gjermani. Pra duket se SPAK do ketë shumë ushqim pas 25 prillit.