1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Meta frikë nga burgu, gati të bllokojë ndryshimet në 10 ligjet e reformës në drejtësi: Rrezikohet ngritja e BKH, Kushtetuesja dhe forcimi i SPAK

Meta frikë nga burgu, gati të bllokojë ndryshimet në 10 ligjet e reformës në drejtësi: Rrezikohet ngritja e BKH, Kushtetuesja dhe forcimi i SPAK

Ilir Meta ka vendosur që të shprehet në momentet e fundit sa i takon dekretimit ose jo të ndryshimeve kushtetuese sa i takon reformës në drejtësi.

Në 23 mars të këtij viti, Parlamenti miratoi me shumicë të cilësuar ndryshimet e ligjeve të reformës në drejtësi.
Bëhet fjalë për plot 10 ligje të reformës, të cilët janë ndryshuar për t’i dhënë mundësi kryesisht Gjykatës së Lartë dhe Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të ecin më shpejt me dosjet e grumbulluara ndër vite. Por sot që flasim këto draftet ndodhen në tryezën e kreut të shtetit dhe presin firmën e tij, nëse do të dekretohen ose jo.

Mirëpo, teksa ishte i ftuar të enjten që lamë pas në një studio televizive, presidenti Meta sulmoi reformën në drejtësi, ndërsa dha sinjale se ndryshimet e bëra dhe votuara nga Kuvendi i Shqipërisë pak ditë më parë, mund t’i kthejë mbrapsh për rishikim. Kjo do të se 10 draftet rrezikojnë të shqyrtohen pas 25 prillit, nëse zoti Meta nuk do t’i dekretojë, pasi aktualisht Parlamenti i Shqipërisë ka mbyllur punimet, për shkak të fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Pra, ligjet e reformës pritet të shqyrtohen pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe sikur të mos mjaftojnë këto, në skenë është aktiv edhe debati në lidhje me ecurinë e Parlamentit, nëse ai duhet të vijojë pas zgjedhjeve nëse ato i fiton opozita, ç’ka e fut në spirale këtë çështje. Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë presidenti Ilir Meta në lidhje me këto ndryshime, pasi ai ka ende kohë që të shprehet.

Rreziku

Nëse presidenti bllokon ligjet në fjalë, atëherë rrezikohet funksionimi i disa institucioneve. Së pari mund të bllokohet Byroja e Hetimit, pasi një ndër ligjet sanksionon pagat e shefes së BKH dhe hetuesve të saj. Nëse ligji rrëzohet atëherë hetuesit e BKH do jenë pa paga. Elementi i dytë është se presidenti rrezikon të bllokojë forcimin SPAK.

Ligjet ndryshojnë kompetencat e SPAK dhe fokusi do jetë te pushtetarët. Kjo mund të jetë dhe strategji e Metës për ta ndalur diçka të tillë. Një tjetër pengesë është Kushtetuesja. Me ligjet e reja janë shkurtuar procedurat e zgjedhjes nga Gjykata e Lartë, por nëse presidenti i bllokon atëherë do të zgjasë dhe puna për plotësimin e Kushtetueses.

Juristët dhe mazhoranca ultimatum presidentit

Por ndërkohë që presidenti Ilir Meta ka “bllokuar” ligjet e reformës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga juristët dhe mazhoranca socialiste. Në fundjavë u organizua Konferencën e 7-të e Drejtësisë Penale organizuar nga Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë në Tiranë, e cila vjen pas miratimit të ndryshimeve në paketën e reformës në drejtësi.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin juristë, avokatë dhe nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi; drejtor i Shkollës së Magjistraturës të Shqipërisë, Arben Rakipi; kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj dhe deputetët, të cilët njëzëri apeluan që ndryshimet të dekretohen sa më shpejt nga presidenti Ilir Meta. Po ashtu, gjatë këtij aktiviteti shoqata e penalistëve shqiptarë ka kërkuar nga qeveria të bëhet pjesë e çdo propozimi për ndryshime ligjore.

Kreu i avokatëve penalist, Saimir Vishaj gjatë konferencës “Aspektet e drejtësisë penale” vuri në dukje se ata janë pjesë e reformimit të drejtësisë. “Do të doja që në çdo nismë, pavarësisht se është nismë individuale e çdo deputeti që në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ka të drejtën për indicien e çdo iniciative ligjvënëse apo ministrie të Drejtësisë. Ne duhet të jemi pjesëmarrës dhe të dimë të gjitha ndryshimet që kanë të bëjnë me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale si pjesë e drejtësisë penale”, deklaroi Vishaj.

Ndërsa kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj përmes një statusi në rrjetet sociale përshëndeti këtë konsultim si një rrugë që duhet ndjekur vazhdimisht. “Me ftesë të shoqatës së avokatëve penalistë, së bashku me kolegen Vasilika Hysi, morëm pjesë në një konferencë lidhur me paketën e fundit të ndryshimeve ligjore në ligjet e reformës në drejtësi.

Shumëçka ka ndryshuar, por për profesionistët e ligjit duhet edhe më shumë komunikim. Konsultimi publik është një instrument që e kemi përdorur vijimisht në Kuvend, ndërkohë që vlerësimi ose matja e impaktit pas zbatimit të ligjit (post evalution) , na duhet si një standard i ri pune për ligjvënësit, nëse gjithmonë duam një ligj sa më të mirë dhe sa më të qëndrueshëm në kohë”, shkruan Felaj.