1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Meta si Berisha në 1998! Kërkon përballje e reagim për rrëzimin e qeverisë: Del krah PD dhe LSI për konsultat me ODIHR mbi koalicionet

Meta si Berisha në 1998! Kërkon përballje e reagim për rrëzimin e qeverisë: Del krah PD dhe LSI për konsultat me ODIHR mbi koalicionet

Presidenti Ilir Meta, ka intensifikuar thirrjet për rrëzimin e qeverisë. Të hënën ishte 22 vjetori i grushtit të shtetit 1998 dhe ajo që bie në sy është ngjashmëria mes thirrjes së Berishës në atë kohë dhe Metës sot.

Berisha kërkonte rrëzimin e Fatos Nanos dhe Meta duket se po bën të njëjtën gjë ndaj qeverisë. Ditën e djeshme përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke ju referuar përkufizimit të demokracisë nga Abraham Linkoln, ai u bën thirrje shqiptarëve të ngrihen për të vendosur demokracinë në vend, pasi kjo e sotmja i ngjan një lloj regjimi nënshtrues dhe jo europiane siç e duan shqiptarët.

“Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”. Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është:

Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri? A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli”, shkruan ai.

Sakaq deklarata vijon në nota revoltuese dhe thirrje për ndryshim të qeverisë nga populli, ku përmend këtu se nga kjo qeveri e gabuar që po na qeverisë, në vend që t’i kthenim në atdhe ata që u larguan asaj kohe, qeveria i ka shtyrë dhe shumë të tjerë të largohen.

“Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigja e dhimbshme! Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm zgjimi, bashkimi, reagimi, përballja dhe ndryshimi”, thekson ai.

Ndërsa citon fjalët e shkrimtarit Elie Wiesel që shprehin revoltë dhe mosnënshtrim ndaj një qeverie me regjim shtypës, Meta bën thirrjen e fortë për shqiptarët për t’u bërë bashkë në mbrojtjen e demokracisë. “Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Wiesel i la njerëzimit një mësim të vyer:

“Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”. Koha për të mbrojtur demokracinë është tani”, përfundon Presidenti.

Kërkesa për zgjedhjet

Ndër të tjera Ilir Meta ka vijuar me kundërshtitë e tij ndaj qeverisë edhe sa i përket çështjes së zgjedhjeve. Me një tjetër postim në rrjetet sociale Presidenti ka dhënë reagimin e tij

pas vendimit të opozitës për të thirrur mbledhjen e Këshillit Politik, për ditën e sotme. Ku pas mbledhjes në ditën e hënë palët pjesë e Këshillit nuk ranë në asnjë dakordësi pasi opozita e bashkuar kërkon lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen 100% të listave, ndërkohë që mazhoranca nuk i ka pranuar këto kërkesa.

Në këtë situatë Meta del kundër qeverisë dhe mbështet propozimin PD dhe LSI, duke thënë se duhet menjëherë që Këshilli Politik të realizojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke zbatuar respektuar pikë për pikë marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit dhe palët të bien në konsensus.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan Presidenti.