osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Një popull pa personalitete, por me shumë urrejtje!

Një popull pa personalitete, por me shumë urrejtje!

Nga Brizida Gjikondi

Nuk di ç’helm na ka helmuar kaq shumë… Një helm 30 vjeçar që na ka shkatërruar çdo kod moral e strukturë vlerash, vetëm shajmë, urrejmë, mallkojmë … rrimë e fillojmë prapë nga e para … shajmë, urrejmë, mallkojmë..

Po jemi vllezër o të mjerë, jemi një gjak, një shpirt, një histori .. po ku do vemi me kaq ligësi… në ç’humnerë, në ç’harresë…

30 vjet që zhbëmë cdo vlerë edhe ato më paganet, më të dlirat.. askush nuk u morr seriozisht me të shkuarën 50 vjecare, asgjë serioze, asgje të strukturuar… vetëm piskama, ulërima, mallkime dhe urrejtje e verbër… se kështu i leverdiste politikës, sidomos Berishës, ta mbante varrin hapur e kurrë mos ti vinte kapak, e ai të vazhdonte vallen e hijenave rrotull me ulërima e piskama, rëndësi ka që të hiqte vëmëndjen, asnjë dosje me pseudonime sigurimsash mos hapej, asnje i presekutuar mos rehabilitohej as mos bëhej ministër etj etj…

Vetëm popullit ti shkalafitej shpirti dhe ta vazhdonte vëllavrasjen si garanci e sundimit nëpërmjet përçajes që ai ju emetonte shqiptarve me djallëzi. 30 vjet janë shumë, tmerr shumë… komunizmi nuk trëmb askënd, ska lidhje me askënd, vetëm miopët dhe hileqarët mund të fshihen mbrapa kufomës së tij….

E pështirë kjo pseudo revolta e tastierës pse vaksinohen personalitetet, e frikshme, e turpshme… po kështu është kur 30 vjet simbol i vlervave kombëtare bëhen zuzarët e korruptuar, injorantët grabitqarë… po vdesin njerzit e mëndjes dhe të librit, po vdesin në këtë humbëtirë vlerash… ndërkohë bota i tund fort personalitetet e saj ne i sulmojmë si çakejtë …

Tashmë jemi shndruar në një vend pa tru, mëndje, kujtesë dhe mirënjohje kombëtare, tashti jemi një tufë këmbësh dhish që dimë vetëm të urrejmë e mallkojmë … vaksina do ketë për të gjithë edhe për ata që sot ulërasin ndërsa deri dje i urrenin dhe i mallkonin vaksinat se ishin me çip … po çrëndësi ka… rëndësi ka të urresh diçka.. diçka ku mund të zbrasësh gjithë frustrimet e jetës.

Ligësia në shpirt dhe goja e helmuar vetëm të liga sjell… është masturbim i të keqes .. jo më kot Niçe thoshte .. {sa më shumë të shohësh në një humnerë po aq shumë do të shikojë dhe ajo brënda teje}!