osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

PD-LSI dhe presidenti armiq të reformës në drejtësi! Meta është fotokopje e Berishës, Presidenca në shërbim të opozitës

PD-LSI dhe presidenti armiq të reformës në drejtësi! Meta është fotokopje e Berishës, Presidenca në shërbim të opozitës

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar situatën politike në vend dhe jo vetëm, duke e ndalur theksin tek ecuria e reformës në drejtësi, ngritja e SPAK dhe BKH, ndryshimet kushtetuese të cilat do t’i hapin rrugë hapjes së listave dhe heqjes së koalicioneve, thirrjet e presidentit Ilir Meta për përmbysje të qeverisë, procesi i riorganizimit të Partisë Socialiste dhe ambicia e mazhorancës për të marrë një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Koçi akuzoi Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe presidentin Ilir Meta se janë armiq të reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se mazhoranca qeverisëse do të jetë gjithmonë një mbështetje e kësaj reforme.

Sa i takon qasjes dhe thirrjeve të kreut të shtetit kundër qeverisë “Rama”, zv/ministri i Mbrojtjes u shpreh se zoti Meta është fotokopje e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shtuar se ai e ka kthyer Presidencën në shërbim të opozitës. Sipas tij, reforma në drejtësi është histori suksesi, ndërkohë që nënvizoi edhe disa arsye se përse Partia Socialiste do të marrë një mandat të tretë.

-Zoti Koçi, kohët e fundit ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka bërë disa deklarata të forta sa i takon reformës në drejtësi. Si e shihni reagimin e ambasadores amerikane dhe a po punon politika pas krahëve për të vrarë reformën në drejtësi?

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim zbaton me rigorozitet politikën këmbëngulëse amerikane për realizimin deri në fund të reformës në drejtësi. Pa SHBA dhe BE kjo reformë nuk do të bëhej kurrë. Ndërkohë duhet të konfirmoj me krenari se mazhoranca aktuale dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë besuar te imperativi i suksesit të kësaj reforme që ka domethënie përmbajtjesore, jo thjesht për pastërtinë e drejtësisë, por edhe të performancës së institucioneve në përgjithësi dhe luftës ndaj korrupsionit e krimit të organizuar në veçanti.

Rezistenca ndaj reformës ka qenë e egër. Zhdekretimi i zgjedhjeve, flaka mbi institucionet, mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale me synim delegjitimimin e tyre, kanë patur në fokus edhe rrëzimin e reformës në drejtësi. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i janë mirënjohës sistemit të vjetër gjyqësor për arsye personale të drejtuesve të tyre.

-A mendon se PD dhe LSI, madje dhe Presidenti i Republikës janë bashkë kundër reformës? A mund të flasim me emra dhe kush nuk e do reformën në drejtësi?

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta nuk e kanë dashur kurrë këtë reformë. Instrumenti kryesor që ata kanë përdorur ka qenë Presidenca e Republikës.

-Në korridoret e politikës dhe medias ka zëra që ambasadorja Kim ka reaguar ndaj presidentit Ilir Meta. Keni një koment?

S’kam koment për këtë. Nuk komentoj dot thashethemet e korridoreve. Por që të sipërpërmendurit janë kundër reformës në drejtësi, s’ka nevojë për thashetheme. Ata këtë e kanë bëre hapur nën dritën e diellit apo nën dritën e hënës kur ka qenë natë.

-Megjithatë reforma në drejtësi duket se ka hyrë në shina, pasi dy nga organet kryesore të lindura prej saj, siç janë SPAK dhe BKH tashmë janë ngritur. A mendoni se qytetarët shqiptarë më në fund do të kenë një drejtësi të pavarur?

Besoj se ka filluar një epokë e re në drejtësi. Unë s’besoj në çudira, por jam i bindur që do të ketë rezultate. Qytetarët mezi po presin. Ata e mirëpresin ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit. Duhet të hapen shumë nga krimet e mbuluara të së kaluarës.

-Në kushtet kur SPAK dhe BKH janë ngritur, një nga kërkesat e qytetarëve shqiptarë është hetimi dhe zbardhja e dosjeve të bujshme si “21 Janari”, “Gërdeci”, etj. Ata, pra qytetarët kërkojnë dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Sa e realizueshme është kjo kërkesë sipas jush?

S’ka asnjë pengesë për t’i rihapur këto çështje. Ku krimet e bëra publikisht mbeten pa u ndëshkuar efekti negativ dhe mosbesimi marrin përmasa mbarëshoqërore. Ky mosbesim në vetvete nxit shoqërinë të imitojë shkelësit publikë të ligjit, sidomos peshqit e politikës.

Madje unë e kamë thënë edhe më herët për gazetën tuaj se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shansin të zbardhë dhe të vendosë në bankën e drejtësisë të gjitha çështjet e mbetura pezull në drejtësinë e vjetër, për shpërdorim të procedurave gjyqësore dhe për shkak të rreshtimit politik të njerëzve të drejtësisë.

Çështje të tilla si vrasja e Azem Hajdarit, afera e Rrugës së Kombit, shitja e detit, 21 Janari, Gërdeci dhe vrasja e 4 policëve gjatë aksionit për kapjen e Dritan Dajtit, etj, ulërasin në veshët e shqiptarëve emra dhe autorë të pandëshkuar deri më sot. Tashmë është koha që ta dëgjojnë këtë ulërimë veshët e drejtësisë, ta shohin me sytë e patrembur dhe të flasin me gojën e ligjit.

-Le të dalim pak nga reforma në drejtësi dhe le të qëndrojmë tek reforma zgjedhore, ku falë vullnetit të mazhorancës socialiste shumë nga kërkesat e 2 opozitave janë marrë parasysh duke u votuar në Parlament. E para është marrëveshja e 5 qershorit dhe e dyta ndryshimet kushtetuese, që do t’i hapin rrugë hapjes së listave. Ju personalisht çfarë sistemi preferoni dhe a e mbështesni hapjen e listave?

Listat e hapura në kushte kur çdo parti mund ta bëjë këtë edhe kur është fiktive do të sillnin një katastrofë në moralin dhe mekanizmin e dëmtimit të marrëdhënieve të zgjedhësve me kandidatët që do të kapnin shifrën rreth 10 mijë. Do i vërsuleshin elektoratit për ta shqyer me oferta të paskrupullta. Kufizimi i listave sipas koalicioneve e rregullon këtë fenomen dhe i jep shans zgjedhësit të votojë jo vetëm koalicionin, por edhe kandidatët në listën e tij.

-Por presidenti Ilir Meta dhe opozita joparlamentare i ka cilësuar si të njëanshme ndryshimet kushtetuese. Sa qëndrojnë këto pretendime?

Edhe pretendimet e Ilir Metës janë të njëanshme dhe thjesht partiake. Kushtetutën e ndryshon Parlamenti, jo Presidenti i Republikës. Ai si shkelës i Kushtetutës s’ka të drejtë morale të flasë për të. Ndryshimet kushtetuese janë një hap para në raport me ndryshimet e 21 Prillit 2008. Kështu që janë ndryshime, të cilat mirëpriten.

-Gjithashtu presidenti Meta kohët e fundit është bërë tejet protagonist, ku përmes thirrjeve për protesta siç bëri në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë dhe retorikës politike që përdor të lë përshtypjen se ai është lideri i opozitës dhe jo kreu i shtetit. A është normale një sjellje e tillë?

Presidenti Ilir Meta përfaqëson unitetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, jo të kombit. Është zyra e tij zëdhënësja kryesore e opozitës. Sjellja e tij presidenciale është fotokopje e asaj të Sali Berishës për sa i përket partizmit.

-Ju keni dalë me një deklaratë të fortë që keni kërkuar që të ndalohet shpërndarja e dekoratave nga presidenti Meta, duke e akuzuar këtë të fundit se po i përdor për fushatë. Pse mendoni kështu?

Unë vijoj të këmbëngul se një vit para zgjedhjeve Presidentit të Republikës t’i ndalohet të lëshojë dekorata për fushatë. Po bëhet i gjithë populli “Nder i Kombit”. Trup që Meta po i shpërndan 1 dekoratë 1 votë.

-Nga ana tjetër edhe ish-kryeministri Sali Berisha është tejet aktiv, i cili në çdo reagim sulmon qeverinë dhe kërkon përmbysje të rendit kushtetues përmes mosbindjes civile. Si ju duken këto thirrje?

Sali Berisha sheh ëndrra revolucionesh me sy hapur. Të kujton Jovan Bregun, por në funksionin e magazinierit të revolucioneve. Është fatkeqësi për moralin dhe ndërgjegjen shtetërore të shqiptarëve që ky njeri nuk ka dhënë llogari kurrë për thirrjet për armatosje, trazira civile dhe përmbysje të rendit kushtetues me dhunë, tërheqje zvarrë, etj. Ky infekton përditë mendësinë e qytetarëve me injeksione antishtet. Ky s’bëri shtet kurrë. Mbeti burrë antishtet.

-Pak javë më parë ju hoqët dorë nga PSV 91 dhe pranuat të riktheheni në Partinë Socialiste. Ju jeni një ndër themeluesit e PS, ndërkohë që tanimë jeni zgjedhur kreu i kësaj partie në njësinë nr. 6 në Tiranë. Çfarë ju shtyu të merrnit këtë vendim?

PSV ishte një projekt afatshkurtër, por i drejtë. Unë u largova vetë nga Partia Socialiste, pas 21 Prillit 2008. Kanë ndodhur një sëre ngjarjesh qysh atëherë, por kulmin e përbën vrasja e 4 qytetarëve në 21 Janar 2011. Ka dhe të tjerë të cilët u shkëputën nga PS, sepse nuk u përfshinë me apo pa të drejtë në listat për deputet. Por kthimi im në Partinë Socialiste erdhi natyrshëm.

Kalimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverinë “Berisha” në 2009, pra vetëm një vit pas 2008 nuk mund të mos shkaktonte reflektim. Kalimi organizativ në PS ka vite që ka ndodhur, drejtimi i Partisë Socialiste Kombinat është një sfidë për mua. Besoj se duke forcuar aspektin koordinativ atje dhe rishikuar strukturën organizative do ja dalim të ofrojmë një realitet politik fitues.

-Prej disa ditësh ju keni ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021, ndërsa keni nisur takimet me strukturat dhe qytetarët. Si po ecën ky organizim dhe përse qytetarët shqiptarë duhet t’ju besojnë një mandat të tretë qeverisës? Çfarë ka ndryshe dhe çfarë ofron PS në krahasim me PD dhe partitë e opozitës?

Ka shumë argumenta për këtë. Por unë do të përmend vetëm të fundit; reagimin më shumë se socialist të qeverisë “Rama” për shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Rindërtim të secilës prej tyre dhe dhurim falas të çdo familje. Askush, asnjë qeveri në kapitalizëm nuk e bën këtë. Qeveria po sillet sikur të jetë kompani sigurimi për mijëra shtëpi të pasiguruara në fakt. Vetëm në Kombinat do të rindërtohen 2200 të tilla. Spektakolare!

Intervistoi: Rigels Seliman