Pezullimi i punës nga kontrollorët e AlbControl, Balluku takim me punonjësit për t’i shqyrtuar kërkesat

Pezullimi i punës nga kontrollorët e AlbControl, Balluku takim me punonjësit për t’i shqyrtuar kërkesat

Pasi pezulluan punën paraditen e sotme, kontrollorët e AlbControl në Rinas pritën në takim sot ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

Kontrollorët pasi pezulluan punën janë rikthyer në zyrat e tyre dhe presin Ballukun tashmë për të diskutuar për kërkesat e tyre.

65 kontrollorët kanë disa kërkesa që pritet t’i negociojnë ndërkohë që prej mungesës sot në punë, për rreth 30 minuta ndikuan drejtpërdrejt në vonesën e dy fluturimeve Athinë-Tiranë dhe Stamboll-Tiranë.

Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.