osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Politikë me tërmetin”: TV i Shkëlzen Berishës nxjerr bllof pa dashje zëdhënësen e PD

“Politikë me tërmetin”: TV i Shkëlzen Berishës nxjerr bllof pa dashje zëdhënësen e PD

Prej pothuajse një muaj, përditë është duke u bërë betejë politike me tërmetin.

PD nxjerr që në mëngjes ndonjë familje që thotë se nuk i është rregulluar akoma shtëpia, ndërsa Qeveria e përgënjeshtron pasdite.

Rasti më i fundit është ai i qytetares Valbona Rama.

Ndoshta nga padija, TV i Shkëlzen Berishës ka nxjerrë bllof zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila një ditë më parë deklaroi se bashkëshorti i Valbona Ramës nuk është Shpëtimi, i cili ka firmosur kontratën për marrjen e dëmshpërblimit të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit me Bashkinë e Tiranës.

Në një kronikë të sotme të publikuar nga ky televizion, çifti jo vetëm që shfaqen bashkë brenda shtëpisë, por gazetarja përmend edhe emrin e dy bashkëshortëve që përkojnë plotësisht me emrat e publikuara nga Bashkia e Tiranës ne deklaraten e djeshme, duke zbuluar edhe gënjeshtrën e zëdhënëses së PD-së.

Për rastin ka reaguar edhe zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi, i cili shkruan se spikerja e Bashës ka mashtruar dy herë mediat për Shpëtim dhe Valbona Ramën.

“E vërteta nuk vonon! Spikerja e Bashes mashtroi dy herë mediat dje për Shpëtim dhe Valbona Ramën, por sot e vërteta doli në shesh: Pra, jo vetëm Valbona ka marrë dëmshpërblimin e tërmetit të 21 shtatorit dhe për pak ditë merr edhe lekët e 26 nëntorit, por Shpëtimin e paska burrë”, shkruan Kalemi, i cili ka publikuar edhe faturat ku Shpëtim Rama ka firmosur tërheqjen e lekëve për dëmet e tërmetit të 21 shtatorit, dhe kontratën e firmosur nga Shpëtim Rama për dëmshpërblimin e dëmeve të 26 nëntorit.