osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Presidenca, si hajati i Cin çertifikatës

Presidenca, si hajati i Cin çertifikatës

Nga Akil Ylli

Ne kohen kur pushteti kontrollohej prej Trustit te Geshtenjave, nje nga profesionet e ri qe lulzonte, ishte dhe ai i falsifikatorit. Nje prej tyre ka qene, Cin çertifikata. Me dokumentat qe pregatiste ne hajati i tij, e kishe rrugen e hapur, per te mbylllur çdo skeme mashtrimit. Ne ate periudhe, siguria e Shtetit, kishte per garanci, firmen e Cinit!

Cini e kishte nuhat per bukuri, si funksiononin ingranazhet e atij shteti. Sa here ndonje klient, kerkonte te sigurohej per te fundit here, nese me keto dokumente, do te mund te kryente pune, ai, pasi i bente bene e zakonshme, “per shpirt babs e tane deknive, flej rehat”, i kujtonte dhe sekretin e suksesit: Mos harro me ly rroten, è! Aman, maje vath ne vesh!

Mirëpo sot eshte krejt ndryshe. Per gjithkend, ai zanat ka falimentuar, bashke me rrokulllimen e trustit, dhe sa per Cinin, ju siguroj, qe e ka mbylle ka here ate kapitull. S’ka kene i marr!

Sot, po te degjojme, se u kap nje fallsifikator, padyshim ngjall disi habi, sepse mungon zinxhiri i kushteve, per ate stil pedalimit. Megjithate, budallallekut, si veme dot kufij!

Por qe do vinte nje dite, kur i madh e i vogel do te mesonte, qe institucioni me i larte i Shtetit, funksionon si shtypshkronje klandestine per fallsifikim dokumentash, kete nuk do ta parashikoja as une, qe jam i bindur, qe Preshidenti i perket kategoris se frymorve, pa din e iman. Pik e zeze, institucioni i Presidences, si hajati i Cin çertifiates! O Perendi, çfare turpit!!!

Vetem nje krijes, fatalisht banale, si soji i Preshidentit Like, totalisht i pa pergjegjshem, mund te kishte kurajon shtazore, ta kthente Presidencen, ne kiose xhambazesh!

E imagjinoj krejt Cinin, se si eshte ndjere, kur ka pare lajmin, qe Preshidenti ju ka dhene nenshtetesin shqiptare, me qindara individeve pa deng e marke, me preçedent penale, duke i justifikuar,, si asete kombetare. Do ti kete shku kashata e bukes shtremt. Por shyqy thuaj, qe ka pase Agetinen n’shpi, me i ra do grushta t’shpejte mbas shpinet, per me i pru frymen, se Cini kishte mbete shakull, permys mbi tavolin, pa u permend ma kurre!

E mirkuptoj plotesisht Cinin, dhe shokun qe pesoj, qe per pak, s’ja fiku qirin pergjithmone. I kishte hupe tane shpresat i shkreti, se ndonje dite, mund te dilte ndoj zog gomarit, me i dale per zot zanatit te vjeter, qe ta ndihmonte sado pak, te shuante nostalgjin. Dhe kur pa prit, zogu i gomarit, ju çfaq ne trajten e Like Floririt, at’here ishte e kuptushme, se nuk mund te kishte epilog tjeter, perveç atij qe e gjeti. Cini ti bajne dua Fatit, se ba me e pa xan lajmi, tuj hanger ndoj top hallvet, e kishte rru Perja, dhe te dielen kishin me kene, tuj çu meshe per te!

Me thane te drejten, kapaciteti im rrefimtar, mbaron ketu. Kaq ma pret qypi! Se çfare ndodhi pastaj, kur Cini mesoj, qe Preshidenti i ka dhene shtetesine shqiptare, brenda 8 oreve, nje harapi prej Afriket, po ja u le te tjerve ta perfytyrojne, atyre qe kane imagjinate me te zhvilluar. Ajo qe uroj une, eshte qe Cini, t’jete hala gjalle!

Kam pershtypjen, qe nje skandal i permasave te tilla, si ky i Preshidentit tone, po ti kish ndodhur ndonje homologu, ne vendet peredimore, as qe mund te behej fjale per doreheqje, fundi do te ishte tragjik. Por ne kete rast, ne kemi te bejme me Liken, dhe ai, nuk hyn ne kategorin e qenjeve njerzore normale, ai eshte aksident gjenetik i natyres.

Perkufizimin e mesiperm, e ben me te besushem, dhe sjellja e tij, pas shperthimit te skandalit. Eshte e paperceptushme, se si nje krijes me trajtat e njeriut, mund te marrin guximin dhe te sulmoje gazetaret! Te kercenoje prokurorine, qe ti perndjeke ata! (interesant, ja ka kput kryt Qoftagut) Meqe te paskan rene ne qafe kot, hapi more letrat, diftoja vendin qafirve shpifes!

Po jo a te keqen, Likja ka metoda te tjera, me te sofistiuara. I mbyll ato, duke i shpallur sekret shteteror. Me hani mune nashi!

Tashti, shpallja sekret e atyre dokumentave nga Likja, nuk do te thote asgje. Mund te jene, si puna e dekreteve per zgjedhjet, sepse per tu shpallur, si te tilla, duhet te kene disa veçori specifike.

Une nuk e di, si do perfundoje kjo mesele, sepse eshte pak e koklavitur. Duhet pare, nese keto veprime, shtrihen nen hijen e ombrelles se imunitetit, apo jo? Ne kete rast, eshte e nevoshme te hapen qytapet. Yyyfaaa, ç’jam tuj ja kput kot, m’duket! Ca po m’duhet mu, me fut hunden, neper marifete juridike! Lerja ato detaje, profesionistave vllaçko!

Po t’varej prej meje, une do ta linja aty, deri kur ti mbaronte mandati. Ti delte shpiti per gazep. Mandej diten e fundit, poshte shkallave, ta pisnin oficeret e SPA-ut. Likja si prishe pune askuj, perveç imazhit. Se pjerdh kush, as per osh, as per balosh! Bile, sa me shume te derdellisin ai dhe shoqja, aq me shume i shkurtohet nafaka!

S’mund t’rri pa i thane edhe dy fjale, m’ashte mbledhe nje si lamsh. n’fyt! Ku i gjejne kto krijesa, mor Zot!? Evoucioni i tyre intelektual, ka ngecur ne stadin e qehajajt!

Shihni pash nderin, se çfare derivatit umanoid, mund te provokojne mutacionet gjenetike! A s’ju ngjan Tedi Blushi, me nje dykamsh, qe leh si kalin histerike e eksituar nga afshi?

Me duket e pabesueshme, qe nje zyrtaruc i paguar nga Shtetit, rigorozisht i depolitizuar, te vet autorizohet dhe ti jape drejten vetes, te sulmoje e te shantazoje, kryeministrin, ministrat e kedo tjeter, qe i hedh syte, nga oborri i Presidences. Ky soj robit, do t’dirigjohet, prej sekrecioneve hormonale.

Do ta konceptojne Shtetin, si zagnat e baçes. Kjo eshte parcela ime, e mjere kush guxon, ti qaset sado pak! Do gjeni Tedke Blushken aty, qe te ha mune!

Ooooh nane, marova! M’falni pash nderin, por nuk mundem te vazhdoj me gjate! Kam frike, se po m’gjen nji send, si Cinin, larg qofte! Ma bani hallall! Mirupafshim rradhs tjeter!