osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Prite zot rrezikun, se po ta fut Iliri… miku apo armiku?

Prite zot rrezikun, se po ta fut Iliri… miku apo armiku?

Nga Anri Bala

Tani që më duhet sërish t’i kthehem kohës mbrapa, natyrshëm më vjen të të pyes, si ka mundësi që e bëre president autorin e një mijë e një të zezave, për të na bërë gjëmën? Si ka mundësi që riveshe me pushtet atë që të gjithë e lanë cullak në mes të Bulevardit, për të treguar ty të parin por edhe gjithë botës, grykësinë e një ish xhepgrisuri të kthyer në zengjin me toka e saraje. E bënë për të treguar ty, që përderisa nuk ekziston drejtësia, të paktën t’ua fusin llapën në grykë këtyre horrave që shesin moral, për të të lënë për të kuptuar se nuk janë as të marrë e as të verbër.

Por ti i harron shpejt këto, o fluturaku jonë i trishtë, kur fillon e sillesh në mexhelis si aeroplan pa bisht! Herë qorton dhe u kërcet dhëmbët hajdutëve e krimit, e herë i hedh dorën në qafë dhe u fërkon gjoksin… ose xhepin!

Ama, për një gjë ke të drejtë. Kur u thua atyre që në mëngjes i shan dhe në darkë u fërkon gjoksin, “mos i pandehni shqiptarët për të marrë”. Në fakt, këtu ka vetëm një sokak të marrësh me 140 banorët e tij, tek i cili ne nuk lejohemi të futemi dhe ata që janë brenda kanë vetëm dy mundësi për të dalë prej andej: ata që do sillen si të marrë do të dalin me këmishë force, ndërsa për “trimat” janë vetëm hekurat në duar.

O timonieri ynë pa patentë, nëse s’të kujtohen mëkatet e tua, po t’i kujtoj unë! Ke harruar atë që thoje dikur, që Ilir Meta është dy veta, varet se cilin Ilir të bie radha të kesh përballë? Në fakt unë e ca të tjerë se kemi harruar, se Iliri ai ishte, me ca kilogram më pak por me të njëjtin bllok në duar kur ti e bëre kryeshtetar.

Kulmi arriti kur u përdrodhe të na bindje, se e zgjodhe si përfaqësuesin e opozitës dhe më të mirë se ai nuk mund të gjeje gjëkundi, se: “Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot dhe është presidenti më i mirë që kemi pasur”, kanë qenë fjalët e tua.

Në fakt ne e njihnim Ilirin dhe të parin dhe të dytin, e detyrimisht e dinim dhe se çfarë ishte më e mira për ne, por t’i je zgjedhur ta shohësh Ilirin me sytë tanë, me atë me xham… e jo atë pa xham që e përdor sa herë ke nevojë. Përsëri unë jam i bindur, se ti Ilirin nuk e zgjodhe për ne, as për opozitën, po për veten dhe as që denjove të shihje se kë Ilir kishe përballë, shtangistin apo puçistin.

E kshu si shkoj kjo punë, mua më vete mendja për dreq, se ti i trembeshe Ilir Metës, ndaj e hodhe në kotecin e pulave me një gjel, që ai të përfundonte nga kaposh në eunuk kafazi, por që në fakt për ne nuk përfundoi… por degradoi. Kaposhi duke gëzuar gjithë atë lirësi e atribute, u kthye nga shpend në luan… pa dhëmbë, por që gjithsesi të bënë gjëmën… Thjesht doja të të kujtoja, se “shoku juaj dhe presidenti më i mirë që ti ke pasur”, ka kohë që ka nxjerr kthetrat dhe prite zot rrezikun nëse nuk i ndan dot dy Ilirat.

Nuk besoj se e ke përzemër dorëzimin e karriges, por lukunia e ujqërve të uritur për pushtet e kanë qëllimin e jetës betejën e Termopileve, që do përfundoj ashtu siç përfunduan spartanët… nëse ngre kurth ushtria e opozitës së rrugës me skenarin e Ilir Metës. Kurthi është gati dhe për sa kohë ti e sheh Ilirin me atë pa xham, edhe preja është gati.

E mos pandeh se shqetësohem për ty. E ke gabim! Më dhimbsen shqiptarët, të cilët për fajin e dritëshkurtësisë tuaj duke harruar Ilirin e vërtetë… me 26 Prill do tu vidhet edhe vota, nëse asnjë nga ju nuk fiton shumicë të cilësuar në Parlament.

E nëse s’më beson mua, të paktën ndiq deklaratat e çiftit “presidencial” që të do të mirën, ku jo më larg se dje deklaruan, se shumica e thjeshtë nuk vlen për të qenë kryeministër i vendit. Nëse opozita imagjinare merr shumicën e cilësuar në parlament, intriga është gati dhe presidenti ytë më i mirë që ke pasur ndonjëherë, është gati ta çoj në kalendat greke krijimin e qeverisë, duke shfrytëzuar si hapësirë nenin 96 të Kushtetutës.

Kushtetuta/Neni 96

1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

2. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.

Ndaj ti duhet të nxitosh, për ne… jo për veten! Tashmë alibia e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese ka rënë, por fatkeqësisht akoma nuk ka rënë alibia e frikës dhe mosveprimit për motive të rrezikshme që njollosin shtetin, që kemi prej dekadash dhe që duam ta ndërtojmë, por bëjmë sikur… e provojmë!/Ekskluzive.al