osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Prokuroria e Hagës: Thaçi po tenton të zhbëjë Gjykatën Speciale

Prokuroria e Hagës: Thaçi po tenton të zhbëjë Gjykatën Speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka hedhur sërish akuza të ashpra në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ky institucion e akuzon ish-drejtorin politik të UÇK-së se po tenton ta zhbëjë Gjykatën Speciale.

Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se mandati i saj përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës dhe se sipas tyre çdo interpretim tjetër mund të ndikojë në dëmtimin e proceseve që aktualisht janë në zhvillim e sipër.

Prokuroria pretendon se Thaçi si subjekt i një aktakuze të përpiluar nga ajo, po tenton ta zhbëjë në çfarëdo forme këtë organ ndjekës penal.

“Ndryshimet e Propozuara synojnë të riparaqesin ose riformulojnë mandatin. Po ashtu, koha e bërjes së këtyre parashtrimeve nuk ka histori zyrtare të hartimit.

Sidoqoftë, fakti që ndryshimet propozohen nga një President i cili është objekt i një aktakuze të paraqitur nga SPO në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit duke i vlerësuar ato me vëzhgim të veçantë, Z. THAÇI nuk është një palë e painteresuar dhe ka një arsye të mirë për të besuar se i Propozimet për Ndryshimet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën.

Në të vërtetë, konteksti thelbësor për të kuptuar dhe interpretuar ndryshimet e propozuara sigurohet nga deklaratat publike të vetë z. THAÇI më 24 gusht 2020, dita në të cilën ai vendosi të përcjellë Ndryshimet e Propozuara”-thuhet tutje në opinionin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Teksa Gjykata Kushtetuese, që funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale ka kërkuar që palët t’i dërgojnë opinionet e tyre lidhur me amandamentin për mandatin e Speciales, Zyra e Prokurorit të Specializuar është përfshirë në këtë çështje.

Në opinonin e dërguar në Dhomat e Posaçme të Kushtetueses, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka cituar një deklaratë të Thaçit, duke nënkuptuar se ai po dëshiron ta konsiderojë si të skaduar mandatin e Speciales.

“Kushtetuta, në formën e saj aktuale, përcakton në mënyrë adekuate mandatin e përkohshëm të KSC / SPO, 11 i cili – në përputhje me ndërmarrjen detyruese të Kosovës në Shkëmbimin e Letrave – do të vazhdojë derisa Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian se çdo procedurë gjyqësore që rezulton nga hetimet e filluara nga SITF ka përfunduar.12 9. Ndërsa neni 162 (13) i Kushtetutës i referohet një periudhe të parashikuar prej 5 vjetësh, 13 kur dispozitat përkatëse kushtetuese lexohen si një e tërë, përfshirë kontekstin e Shkëmbimit të Letrave i cili përfshihet shprehimisht duke iu referuar atyre dispozitave, është e qartë se nëse hetimet dhe procedurat nuk do të përfundonin brenda periudhës fillestare pesë-vjeçare, atëherë mandati do të vazhdonte”- thuhet në fillim të opinionit të ZPO-së.

Këtij opinioni, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka cituar edhe deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, dhënë më 24 gusht, në të cilën thuhet:

“Unë ende besoj se kjo tani e nxit Kuvendin e Republikës së Kosovës që të zgjasë mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në një njoftim nga Këshilli i BE në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. për përfundimin e mandatit të kësaj gjykate.18 […] Na duhet të sqarojmë mënyrën se si Dhomat e Specializuara do të mbyllin punën e tyre, prandaj besoj se deputetët do të mbështesin iniciativën time”.

ZPO pretendon në një tendencë të presidentit – sipas saj – që mandati i Speciales është i përkohshëm dhe në këtë formë i njëjti ka skaduar.Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se një qëndrim i tillë i presidentit ndërlidhet me tentimin e tij për ta bërë të pavleshëm një konfirmim të aktakuzës ndaj tij

“Duke sugjeruar që mandati i përkohshëm i gjykatës kërkon ‘zgjatje’ dhe ‘Sqarim’, Z. THAÇI nënkupton që mandati i gjykatës tashmë ka skaduar në gusht të vitit 2020. Pasoja e mundshme e asaj pozite do të ishte pavlefshmëria e të gjitha veprimeve të ndërmarra nga KSC / SPO që nga ajo kohë, veçanërisht duke përfshirë çdo konfirmim të aktakuzës kundër vetë Z. THAÇI”, thuhet në opinionin e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar.

Në opinion, Zyra e Prokurorit të Specializuar përmend vazhdimisht zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Si pasojë, ndryshimet e Propozuara gjenerojnë pasiguri për të gjithë personat prekur nga procedura të tilla dhe mund të rezultojë në përfundimin, vonesën e ndërprerjes në ekzekutimin e mandateve të KSC / SPO, si dhe minimin e obligimeve ndërkombëtarëve të Kosovës për detyrimet për të kryer një hetim efektiv në lidhje me përmbajtjen e Raportit të Vitit 2011. Në mënyrë të barabartë, të dyshuarit dhe personat e akuzuar mund të privohen nga e drejta e tyre për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.28Kapitulli II i Kushtetutës mbron të gjitha të drejtat e tilla, ashtu si edhe të drejtat e njeriut dhe instrumentet e inkorporuara brenda tij”, thuhet tutje në këtë opinion.

Opinioni i dërguar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar përbëhet nga 22 pika, ku ky institucion argumenton se si Thaçi po tenton ta zhbëjë Specialen.

Presidenti Hashim Thaçi i ishte drejtuar Kuvendit të Kosovës me një propozim për amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, që ndërlidhet me ligjin për Dhomat e Specializuara dhe mandatin e saj. Propozimi specifikonte që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese në kuadër të Speciales u kishte dhënë afat palëve që deri më 19 tetor t’i dërgojnë opinionet e tyre lidhur me amandamentin e propozuar nga Thaçi.

Gazeta Express