Pse nuk po goditen “peshqit e mëdhenj”? Vasilika Hysi jep mesazhin e fuqishëm për SPAK

Pse nuk po goditen “peshqit e mëdhenj”? Vasilika Hysi jep mesazhin e fuqishëm për SPAK

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi kërkon nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion të godasë “peshqit e mëdhenj”. Teksa ende nuk ka një dënim të SPAK në nivele të larta, Hysi tha se ky nuk mund të quhet dështim.

“Ajo që unë do të doja të theksoja, duke shprehur mendimin si një ish anëtare e komisionit në drejtësi është që ky organ i specializuar u krijua për një kategori të caktuar veprash penale me veprimtari për rastet e korrusionit ku subjektet janë subjekte të posacme, janë ish-kryeministra, kryeministër, president, ish-president, deputetë ish-deputetë, ministra, ish-ministra, funksionarët më të lartë dhe përcaktimi për funsionarin e lartë është në ligjin përkatës.

Në këtë mënyrë fokusohet e gjithë puna e SPAK te çështjet që kanë peshë dhe sensibilitet dhe te njerëzit që kanë një funksion të caktuar ne shoqëri dhe rrezikshmëria e veprimeve të tyre është më e lartë sesa të tjerët.”

Për Hysin, ligji për goditjet nga SPAK nuk ka nevojë për ndryshim, por për zbatim.

“Nuk ka nevojë për ndryshim ligji sesa ka nevojë për një kuptim dhe zbatim të drejtë të ligjit. Unë nuk jam dakord që të fillojnë të bëjmë ndryshimet e ligjit kur ende ligji është në hapat e para të zbatimit të tij, pasi problemet që kanë lindur në praktikë, lidhen me një ligj që është miratuar.

Por elementi i dytë shumë i rëndësishëm është kuptimi dhe zbatimi i drejtë i ligjit dhe e treta ëhstë krijimi i praktikave. Një ligj mund të ketë probleme, mund të ketë mangësi, pasi me ligj nuk mund të rregullohet gjithcka, por ështa praktika ajo që adreson dhe orienton të gjithë politikën penale që duhet të kenë këto institucione.

Pra fokusi kryesor i këtyre organeve duhet të jetë te nivelet e larta të korrupsionit, tek ai që themi korrusion vertikal, por nuk mund të merremi në këtë moment për cështje të cilat janë të një rrezikshmërie më të vogël shoqërore. Pra kërkohet një kuptim dhe një zbatim më i drejtë i tyre”, tha ajo për “Quo Vadis”.

Isparta escort Afyon escort Giresun escort Çanakkale escort Trabzon escort Çorum escort Erzurum escort Muğla escort Pamukova escort Buca escort Osmaniye masaj salonu Balıkesir escort Manisa escort Aydın escort Muğla escort Maraş escort Yozgat escort Tekirdağ escort Mersin escort Nizip escort Çankaya escort Ordu masaj salonu Kütahya mutlu son masaj Elazığ mutlu son masaj Malatya mutlu son masaj Tokat mutlu son masaj Çorum mutlu son masaj Yalova mutlu son masaj Şanlıurfa escort bayan Gaziantep escort bayan Amasya escort bayan Edirne escort bayan Yozgat escort bayan Adana escort bayan