Publikohen me video momenti i arrestimit të vrasësve të Devi Kasmit

Publikohen me video momenti i arrestimit të vrasësve të Devi Kasmit

Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga arrestimi i grupit kriminal që akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Devi Kasmit. Sipas burimeve policore, operacioni ‘Engima’ u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ndërkohë në pranga ranë 4 persona, ndërsa organizatori i grupit u shpall në kërkim. Në pamjet në fjalë shihet se se si ndalohet një automjet tip ‘Benz’, brenda të cilit janë disa prej autorëve.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Loading...

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj. Po ashtu gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

U arrestuan
Elton Halipaj-Siguroi mjetet për vrasjen
Efitmiu Eftimius-Vrasësi, iu gjetën para, i kishte marrë shpërblim për ekzekutimin
Malvin Dinellari-siguroi infrastrukturën
Elton Hoxhallari-bashkëpunëtor në vrasje

Në kërkim
Altin (Aurel) Hoxhallari-Organizator i vrasjes

Loading...

Vrasja
Devi Kasmi u ekzekutua me 4 plumba mbrëmjen e së hënës në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në afërsi të Urgjencës së Pediatrisë. Atentatorët që thuhet se kanë qenë hipur në një motor dhe të pajisur me skafandra pritën deri sa objektivi i tyre doli nga banesa, ndërsa qëlluan ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit ata u larguan me shpejtësi në drejtim të SHISH, duke fshehur kështu gjurmët, pasi përfituan edhe nga errësira në vendin ku ndodhi vrasja. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja ka të bëjë me konflikte për trafik droge, pasi dyshohet se viktima ishte përfshirë në aktivitete kriminale. Po ashtu, Devi Kasmi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, shtet ku jetonte prej kohësh./Balkanweb

Komento
Loading...

COMMENTS

15000

Loading…

Mos e Humbisni
Kërcënim “berishian”: Shitja e detit vetëm ashtu siç e bëra unë, ndryshe…! (Video)

Close