1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Qeveria serbe betohet në Parlament: Do ta ruajmë Kosovën deri në vdekje

Qeveria serbe betohet në Parlament: Do ta ruajmë Kosovën deri në vdekje

Në Bruksel vazhdojnë edhe sot negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës, nderkohe qeveria e Serbisë është betuar në Parlament gjatë marrjes së votëbesimit se do të “vijojë më përkushtim të ruajë Kosovën dhe Metohinë, si pjesë integrale e Serbisë”.

Deklarata, duket se është bërë pas “bombës” që hodhi Shaip Kamberi, deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, i cili i kërkoi kryeministres Ana Brnaniç që së bashku ta vizitonin muzeun për krimet në Kosovë që është hapur në Serbi nga disa organizata të shoqërisë civile.

Megjithatë, Brnabiç foli më shumë për ekonomi sesa me retorikë nacionaliste. “Serbia është një vend krejtësisht i ndryshëm nga sa ishte përsëri në 2014 .

Ne kemi ndaluar së qeni një vend që po regjistron disfata historike dhe jemi bërë një vend që po fiton. Ne kemi filluar të punojmë, kemi ndaluar të bërtasim.

Në nivelin ndërkombëtar, Serbia është bërë një vend që respektohet dhe vlerësohet shumë. Një vend që ndjek një politikë të jashtme të pavarur dhe autonome, një partner i besueshëm për bisedime dhe jo një vend që i nënshtrohet kushteve dhe ultimatumeve”, tha ajo .

Pas fjalimit të Brnabiç ka reaguar zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se “Bernabiçit dhe 23 ministrave të kabinetit të saj ju them se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare”.

As marreveshja e nenshkruar ne Shtepine e Bardhe mes Avdullah Hotit e Aleksander Vuçiç ne prani te presidentit amerikan Donald Trump, as bisedimet per aneteresimin ne BE dhe vijimi i negociatave me Kosoven, nuk e ka ndaluar qeverine serbe qe te qendroje serish ne idene e vjeter qe Kosova eshte pjese integrale e Serbise.