osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Roza Anagnosti dhe Mevlan Shanaj: Sot po përcjellim përtej oqeanit legjendën e skenës shqiptare

Roza Anagnosti dhe Mevlan Shanaj: Sot po përcjellim përtej oqeanit legjendën e skenës shqiptare

Këtë të enjte u nda nga jeta një nga personalitetet më të shquara të Teatrit Kombëtar, Pirro Mani. Ikja e tij do të mbetet gjatë në kujtesën e kolegëve dhe artdashësve.

Aktorja Roza Anagnosti, teksa kujton kohën kur ka punuar me të, shprehet për gazetën “Si”se Pirro Mani i ka dhënë vlera të mëdha artit shqiptar.

“U trishtuam shumë për një tjetër humbje të madhe të artit shqiptar. Kam pasur privilegjin të punoj me artistin e madh Piro Mani që i dha vlera të pazëvendësueshme artit dhe identitetit kombëtar me veprat e tij unike që kanë dhënë emocione pa fund”, shprehet Anagnosti.

Anagnosti veçon entuziazmin dhe nxitjen që Pirro Mani u jepte aktorëve për të dhënë maksimumin.

“Entuziazmi i tij gjatë punës na frymëzonte e na nxiste për të krijuar personazhe karakteriale me nivel të lartë artistik. Këtë e perceptonte qartë publiku në sallën e TEATRIT KOMBËTAR dhe teatrove të tjera në Shqipëri, që kanë vlerësuar punën e tij me duartrokitje dhe emocione të forta.

Na ka munguar në gjithë këto vite arti i tij. Janë të rrallë regjisorë të tillë si Piro Mani. Respekt e mirënjohje pa fund për këtë artist të madh që na la. Ngushëllime familjes. Pushoftë në paqe!”, përfundon aktorja Roza Anganosti.

Edhe regjisori Mevlan Shanaj shprehet se kjo është një ditë e zezë për të gjithë teatrin shqiptar.

Shanaj thotë për gazetën “Si” se Pirro Mani solli në regjisurën shqiptare nivelin e barazisë.

“Ikja e Pirro Manit është e trishtë, jo për miqtë vetëm, por për gjithë artdashësit dhe në mënyrë të veçantë për teatrin shqiptar! Sot po përcjellim atje përtej oqeanit legjendën e skenës shqiptare.

Ai ishte maja më e ndritur dhe më e lartë e regjisurës teatrore. Shpirti dhe vrulli i tij artistik kanë qenë dominues dhe të pakrahasueshëm në këto pesëdhjetë vjet.

Pirro Mani solli në regjisurën shqiptare nivelin e barazisë botërore artistike”, shprehet regjisori Mevlan Shanaj.