1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rrëfimet e Spartak Brahos: Sali Berisha agjent i trefishtë, ja si u rekrutua nga UDB dhe shërbimi francez! Pseudonimet që mbante dhe shitja e informacioneve

Rrëfimet e Spartak Brahos: Sali Berisha agjent i trefishtë, ja si u rekrutua nga UDB dhe shërbimi francez! Pseudonimet që mbante dhe shitja e informacioneve

Dalin në dritë të tjera detaje interesante nga libri i deputetit Spartak Braho. Në librin “Masakroni Servet Pëllumbin”, Braho rrëfen se ish-kryeministri Berisha ka qenë agjent i trefishtë. Sipas tij, ai ka qenë i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, ndërsa më pas ka bashkëpunuar me UDB jugosllave dhe me shërbimin sekret francez.

Berisha, agjent i Beogradit

-Zoti Spartak, ju keni deklaruar para disa ditësh në një organ shtypi që ish-presidenti Berisha akuzohet nga UÇK-ja. Ku i mbështesni këto rekomandime?

Është i vërtetë një deklarim i tillë nga ana ime dhe kjo lidhet me faktin, që Berisha prej disa kohësh, në mënyrë të përsëritur përmend një akuzë që lidhet me emrin tim dhe që ka të bëjë lidhur me atentatin, që është bërë ndaj tij në muajin qershor 1997, në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Sipas Berishës unë jam organizatori i këtij atentati, ku një banor i këtij fshati kreu një atentat me një granatë, e për fat të mirë nuk pati viktima. Për këtë akuzë të Berishës unë kam dhënë shpjegimet e mia. Dhe duke iu përgjigjur akuzave të tij, unë kam thënë që Berisha të mos ruhet nga unë, pasi nga unë asnjëherë nuk ka për ta gjetur asgjë e keqe, por të ruhet ndaj atyre personave, të cilëve ai u ka hyrë në hak, u ka shkaktuar fatkeqësi, u ka shkaktuar tragjedi, siç është rasti i UÇK-së.

-Dhe ku e bazoni ju këtë akuzë?

Këtë e mbështes te disa rrethana. Gjatë kohës që Berisha ka qenë në krye të shtetit shqiptar janë zhdukur mjaft militantë të lëvizjes çlirimtare të Kosovës, midis të cilëve edhe Remzi Hoxha, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë dhe sot e kësaj dite. Të tëra provat dhe dokumentet flasin se ai është eliminuar nga organet represive të Sali Berishës, siç ishte SHIK. Megjithë kërkesat e herë pas hershme të familjes së tij drejtuar të tëra organeve përfshirë dhe vetë Berishën, deri më sot nuk është marrë asnjë përgjigje pozitive. Kështu që Remzi Hoxha, siç po del edhe nga organet e drejtësisë, është eliminuar me dijeni të Berishës.

Veç kësaj është fakt që mjaft aktivistë të lëvizjes demokratike, luftëtarë të UÇK, të cilët vinin nga rrugë të ndryshme në Shqipëri, me t’u kthyer, janë eliminuar, janë burgosur, janë keqtrajtuar nga organet e zbulimit serb siç është UDB. Padyshim kjo është një rrethanë tjetër që dëshmon për lidhjet që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë midis binomit Berisha-UDB. Kjo lidhje ka koherencë edhe për rrethana të tjera.

Para disa kohësh gazeta “Republika” ka botuar me gërma të mëdha në faqen e parë një shkrim me titullin “Berisha – agjent i zbulimit serb”. Ky shkrim u referohej burimeve nga shërbimi sekret shqiptar. Kam pritur më pas reagimin e Berishës për këtë akuzë direkte që i bëhej dhe për çudi ky reagim mungoi. Kjo mua nuk më ka çuditur aspak dhe unë kam bindjen e plotë të mbështetur në dokumente, të cilat për një kohë të afërt, shumë shpejt do të bëhen publike. Ata vërtetojnë se Berisha është agjenti i zbulimit serb.

Rrëfimet e Spartak Brahos: Sali Berisha agjent i trefishtë, ja si u

-A keni fakte të tjera, ku mund ta mbështesni akuzën tuaj?

Nëse do të ecim pak më pas në kohë, unë do të kujtoja faktin që në një seancë parlamentare një nga liderët e partisë socialiste ka deklaruar me zë të plotë që në Parlamentin Shqiptar ndodhen dy spiunë të zbulimeve të huaja. Dhe pas kësaj në gazetën “Koha Jonë” u botuan fotografitë e liderëve kryesorë të shtetit të atëhershëm në të cilën shtrohej dhe pyetja për të zgjidhur enigmën se cili mund të jetë spiuni i mundshëm. Tashti, pas disa vitesh, vetëm para pak vitesh, vetëm para pak kohësh Komisioni i Verifikimit të figurave që është komisioni “Bezhani”, deklaroi që një nga spiunët ishte Rustem Gjata e vërtetuar kjo plotësisht nga dosja e tij, sipas të cilës ai ishte agjent potencial i UDB-së. Bëhet fjalë për spiunin e dytë.

Ky, sipas provave të mia, është Sali Berisha. Gjithashtu, dua të vë në dukje faktin që prej disa kohësh në shtypin e opozitës çështja e blerjes ose jo të Sali Berishës, e vënies ose jo në shërbim të agjenturave të huaja, është bërë objekt diskutimi janë hedhur hipoteza, janë përmendur rrethana e kjo është një çështje mjaft e lakuar, por që padyshim në ato rrethana kur Berisha ishte në pushtet, kur e tërë arkiva e Ministrisë së Brendshme ndodhej në duart e njerëzve të Sali Berishës, mjaft gjëra nuk mund të vërtetoheshin e të dokumentoheshin.

Tani kohët kanë ndryshuar e mua më vjen mirë që në një të ardhme jo të largët, duke respektuar ligjin, organe të veçanta e të posaçme do të hedhin dritë mbi këto rrethana, sepse ekzistojnë fakte dhe dokumente. Ekzistojnë, gjithashtu, edhe njerëzit që kanë dijeni të plotë që Berisha është vënë prej kohësh në shërbim të UDB-së.

-Dhe kur mendoni ju se ai është rekrutuar nga Shërbimi i Zbulimit Serb?

Unë mund të them vetëm kaq: që vënia e Berishës në shërbim të zbulimeve të huaja i përket një periudhe mjaft të gjatë kohe. Ajo lidhet jo vetëm me personin e tij, por edhe me rrjetin e tij familjar. Doja të vija në dukje me këtë rast, që një nga njerëzit e afërm të familjes së tij prej 15 vjetësh ka punuar në ambasadën Jugosllave, e siç rezulton nga dokumentet, ajo rezulton agjente e zbulimit jugosllav, gjë të cilën e konfirmon edhe studiuesi kosovar I. Kelmendi.

Do të kujtoj edhe një rrethanë tjetër që lidhet me aktivitetin e zbulimit jugosllav, i cili, siç rezulton prej vitesh, i kishte shtrirë fort kthetrat e rrënjët e tij në Shqipëri. Berisha duhet të kujtohet mirë për kohën kur ka qenë në Francë, për lidhjet me Fiqiretin dhe darkat, kur në tavolinë shtrohej me porosi të veçantë mish derri apo devijimet e itinerarit të tij Paris –Romë- Beograd.

Padyshim që kjo veprimtari e tij është ende e pa zbardhur mirë, por mjaft rrethana e konkluzione të qeverisjes së tij gjatë këtyre 5 viteve tregojnë për një flirt të tij të nëndheshëm midis qeverisë shqiptare të drejtuar prej Berishës me regjimin e Millosheviçit. Si duhet shpjeguar ndryshe fakti që ishte Berisha dhe regjimi i tij ai që furnizoi me karburante makinën e luftës serbe në luftën e Bosnjës?Si duhet shpjeguar fakti i furnizimit me armë të luftës në Bosnjë? Si mund të mendohet ndryshe pasiviteti i Berishës, lëshimet e njëpasnjëshme që ka bërë ndaj çështjes sonë kombëtare, lidhur me Çështjen e Kosovës ?

Padyshim që një rrethanë tjetër që rëndon mbi figurën e Berishës është edhe fakti i shkatërrimit total të ushtrisë shqiptare. Kujt i interesonte më shumë se kujtdo sot në këtë situatë shkatërrimi i ushtrisë shqiptare përveç se regjimit të Millosheviçit. Ushtria shqiptare u shkatërrua sa hap e mbyll sytë dhe siç vërtetojnë dhe faktet e hetuara dhe nga komisioni i hetimit të ngjarjeve janar- marsit 97, ajo është pasojë direkte e veprimeve dhe mosveprimeve të Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ishte vepër e nxitur edhe nga zbulimi jugosllav, i cilinë mjaft raste stimuloi hapjen dhe shpërthimin e depove të ushtrisë. Duke relatuar dhe njëherë një përfundim të komisionit “Ngjela” do të vë në dukje një fakt: Pikërisht faktin që me porosi të veçantë më 12 mars 1997 të gjithë njerëzit e afërm të Sali Berishës duke filluar nga vjehrra, vjehrri, nusja, djali dhe vajza pa përmendur këtu gardën e tij presidenciale, jashtë kritereve dhe jashtë çdo rregulli, duke përjashtuar çdo ligj në mënyrë urgjente janë pajisur me pasaporta diplomatike për t’u larguar nga Shqipëria.

Unë jam i bindur se ata, në qoftë se situata do të agravohej, në qoftë se për faktorë të tjerë që nuk vareshin nga Berisha, ngjarjet do të ishin zhvilluar ndryshe, do të kishim gjetur vetëm një vend për të kërkuar strehim politik dhe kjo do të ishte Jugosllavia. Sepse në shumë fije Berisha dhe familja e tij është e lidhur ngushtë me Jugosllavinë.

(“Zëri i Popullit”, e enjte, 18 qershor 1998)

Berisha në politikë me urdhër nga UDB dhe shërbimi i zbulimit francez

– Çfarë ka mbetur ende pa thënë nga shënimet e operativit Ali Anadolli?

Janë shumë gjëra. Ju duhet t’i kushtonit disa numra gazete asaj dosje, por kjo është thuajse e pamundur. Dëshmitë e Ali Anadollit, një punonjës i besueshëm i ish-Sigurimit të Shtetit, tashmë duhet të jenë objekt i Prokurorisë. Megjithatë, për kuriozitetin tuaj dhe të lexuesve të nderuar të gazetës DITA, unë po ju tregoj ca gjëra më shumë. Nga operacionet e Sigurimit të Shtetit është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB-së, gjë që vërtetohet nga dosja prej 1200 faqesh e Rexhepit dhe prej 700 faqesh e Milicës, dosje këto që ndodhen në arkivin e SHISH.

Kur erdhi në pushtet, Sali Berisha nuk arriti t’i zhdukte por me anë të Gazidedes mundi të zhdukte dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Berisha i dha këtij personi pushtet të pakufishëm më 1997-n. Ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB-së. Fatmirësisht, të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, janë botuar edhe në gazetën kosovare “ Koha Ditore” në vitet 97-98.

–Zoti Braho, le të kthehemi edhe njëherë para viteve ‘90, në kohën kur Sali Berisha ka qenë mjek. A ka hije dyshimi në veprimtarinë e mjekut Berisha, i cili arriti të bëhej një nga mjekët më të besuar të udhëheqjes politike të asaj kohe? Të mos harrojmë se ai ishte mjek personal i Hysni Kapos…

Po. Kjo është e vërtetë. Dhe është shumë e çuditshme se si ai arriti të bëhej mjek i Hysni Kapos. Ai donte të shkonte deri tek Enveri, por sikurse e ka deklaruar vetë Nexhmije Hoxha, ajo ka penguar hyrjen e Sali Berishës në ekipin e mjekëve që kujdeseshin për Enverin. Gjithsesi ai arriti të hynte në familjen e Njëshit të asaj kohe, sikurse e keni parë kur ka dalë në fotografitë që janë botuar tashmë në liqenin e Pogradecit, ku Saliu dhe Liria janë bashkë me Sokolin dhe Liljanën, fëmijët e Enver Hoxhës.

Në rrethanat që ndodhej, për të arritur pikësynimet e tij, kuptoi se e vetmja rrugë ishte puna këmbëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga Partia dhe bashkëpunimi me organet e Sigurimit. Sa e sa herë, Sali Berisha ka përgatitur ambientet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri operacionet e brendshme që kryente Sigurimi i Shtetit, duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast, kur një djalë kosovar i shtruar në spital, që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishin vuajtur në burgjet e Goli Otokut, u bënë veprime operative për të zbuluar dhe identifikuar personalitetin e tij, me anë të Sali Berishës.

Ky e “identifikoi” dhe e etiketoi atë si serb ! Kur ai djalë do t’i dorëzohej autoriteteve jugosllave në kufi, para se të arrinte atje, u hodh nga një urë dhe theu këmbë e brinjë, vetëm për të mos rënë në dorë të UDB-së. Kosovari nuk u dorëzua dhe u verifikua më vonë se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri.

–Le të vazhdojmë më tej, sipas dëshmive të Ali Anadollit. Çfarë gjërash të tjera interesante mund të na thoni?

Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha, gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave. Në vitet 1991 – 1992 në Shqipëri u dyndën serbë të Kosovës që e njihnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që, duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunim me agjentët serbë në Tiranë, të kryenin veprime për të ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt, deri në një farë mase, UDB ja arriti qëllimit me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me çmime të shtrenjta në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri.

Në atë kohë, Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë kontakt me disa prej tyre. Duke lexuar këto dëshmi, unë jam tronditur jashtëzakonisht. Prandaj dhe them publikisht se sado që të flasë për ndershmëri, Sali Berisha e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në ‘97-ën por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat dhe agjenturat e jashtme. Me këto ngarkesa në biografi, Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte përpara duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke e rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën Rezerviste të Gardës.

Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin që ishte mjeku i Hysni Kapos, arriti ta zëvendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor te Hysni Kapua, filloi t’i thoshte djalit të tij, Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si mjek të familjes. Këtë bisedë Besniku ja thotë Dines dhe pas kësaj, Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit, anëtar i Byrosë Politike edhe ai. Gjatë kësaj kohe, Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e anëtarëve të Byrosë Politike dhe, më vonë, edhe me kurse specializimi 6 e 12 mujore.

Duke ditur edhe lidhjet e mësipërme, UDB filloi në këtë kohë përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i fshehtë jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia”, pseudonim ky që duhet të jetë ndryshuar më vonë. “Bisturia” është dosja personale e Sali Berishës në arkivat e UDB-së, ku janë depozituar tërë kontributet e tij në interes të UDB –së.

Më vonë, zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit ( sigurimit) se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB-së : Një kanal kalon nga fshati Viçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog ndërsa një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zv/drejtori i Sigurimit të Shtetit, Sulejman Abazi. Jo më kot, me të marrë pushtetin, Sali Berisha urdhëroi arrestimin e tij.

–E, me gjithë këto që thoni, Sali Berisha e mori pushtetin në vitin 1992. A vazhdoi veprimtaria e tij e mëtejshme në shërbim të agjenturave të huaja?

Pse, ju keni dyshim për këtë, paskeni marrë vesh gjithë fatkeqësitë që i kanë ndodhur Shqipërisë gjatë pushtetit të tij. Me ardhjen e Demokracisë, Sali Berisha filloi të shkruajë dhe të botojë disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana, perëndimit i duhej të zgjidhte një kandidaturë të besueshme që kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore dhe të ishte nga veriu ( meqë emigracioni më i madh ishte nga veriu, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia ).

Por amerikanët, me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd, rekomandoi Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike, të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udhëheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhtoi.Sali Berisha u bë beniamin i SHBA ndër udhëheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe, pas ardhjes në pushtet, e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fundamentalizmi islamik dhe në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroristë shumë të rrezikshëm. Për këtë Ai e lejoi atë (Gazideden ) të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj si dhe e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike.

Nga fundamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijëra dollarë bakshishe e shumë dhurata të çmuara për gruan e tij, që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malajzi, Ferit Hoti. Sali Berisha ka marrë miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve më 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët zbritën me detyrim në Çad dhe u ndaluan të vazhdonin më tej. Urgjentisht ka ardhur në mënyrë sekrete në aeroportin e Rinasit Arafati dhe ka biseduar për gati një orë me Sali Berishën, ku e ka kërcënuar se në rast të mos mbërritjes së armëve ose parave të paguara, do ta likuidonte fizikisht.

Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për të larë këtë borxh ai ndërtoi strategjinë për t’i gjetur këto para. Në shtator 1996 Saliu jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, ndërsa disa ditë më parë, FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit në firmat piramidale, lekët e të cilave u morën nga qeveria për të shlyer Arafatin. Të tjerat u grabitën nga brenda oborrit të Saliut.

–Këto janë fakte të pohuara edhe nga të tjerë. Po sa të vërteta janë ato? A do të dëshironit të përballeshit me Sali Berishën në gjyq për këto fakte?

Pa asnjë dyshim. E përsëris, Sali Berisha ka qenë dhe është një superagjent dhe një nga kriminelët më të rrezikshëm të këtij vendi. Atëherë besoni atë që thonë amerikanët. Ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini duke komentuar protestën e opozitës në vendin tonë, nëpërmjet një postimi në Twitter e cilësoi këtë protestë si të ndikuar nga rusët, duke akuzuar për këtë drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Në Shqipëri po zhvillohen protesta, të thirrura nga Sali Berisha, i cili është nën ndikimin e rusëve. Ai dhe familja e tij e kanë humbur pushtetin. Nëse Sali Berisha merr pushtetin, Putin do arrijë të depërtojnë në Kosovë dhe në Shqipëri. Kjo i hap rrugë Putinit të ketë qasje mikpritëse në portin e Adriatikut”, shkruan Rossini. Çfarë doni më tepër?

-Rossini është amerikan dhe mbase di më shumë se ne. Por lexuesit tanë duan fakte konkrete të veprimtarisë së mbrapshtë të Berishës. Mund të na tregoni ndonjë gjë më shumë zoti Braho?

Po. Keni të drejtë. Si ish-kryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare kam fakte dhe kam krijuar bindjen se ishte edhe UDB-ja që përgatiti 2 Prillin 1991 dhe vrau në Shkodër, në bashkëpunim me politikanë të PD (Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Ali Kazazi etj.), Arben Brocin. Gjatë protestës, kur Broci është qëlluar me një pistoletë, një person i quajtur Islam, që ishte afër me Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë: “Zef, pse ma bëre këtë ?”

-Këto akuza i janë përmendur pjesë-pjesë zotit Berisha, por ai nuk ka reaguar asnjëherë dhe nuk është përpjekur t’i përgënjeshtrojë. Mos do të thotë kjo se ai është i pastër dhe i quan akuzat gjepura?

Jo, unë mendoj se heshtja e tij tregon për të kundërtën, se ai nuk është në gjendje t’i kundërshtojë këto që fliten. Do të dalin një ditë dokumentet autentike të bashkëpunimit me agjenturat e huaja si një superagjent. Por, shikoni aktet antikombëtare të këtij njeriu. Lexoni librin “Çështja shqiptare – riformësimi i Ballkanit” të autorëve anglezë James Pettifer dhe Miranda Vickers.

Ata thonë se gjatë kohës së studimeve në Francë, (vitet ‘70), Sali Berisha ka dekonspiruar te shërbimi i fshehtë francez rrjetin e agjentëve shqiptarë të zbulimit, emrat e të cilëve i janë përcjellë me siguri UDB-së. Por akti më i poshtër i këtij njeriu ndodhi kur Berisha mori pushtetin dhe sabotoi luftën e UÇK-së. Shikoni se çfarë shkruajnë autorët anglezë në faqet 156-157 të këtij libri: “Hapat e parë në këtë drejtim u hodhën në vitin 1991 kur një grup prej 54 kosovarësh filluan përgatitjen në Akademinë Ushtarake në Tiranë.

Sapo kryeqytetet perëndimore morën njoftim për këto zhvillime, qeveria e Partisë Demokratike u vu nën një presion të madh, sidomos nga qeveria angleze, për t’i mbyllur këto kampe përgatitjeje dhe për të arrestuar personelin më të rëndësishëm. Mund të pohohet se qeveria e Partisë Demokratike e tradhtoi kombin duke iu nënshtruar këtyre presioneve dhe duke vepruar kundër UÇK-së së sapolindur.

Qeveria e Partisë Demokratike nuk i respektoi të drejtat njerëzore të veprimtarëve kosovarë kur ajo ishte në pushtet. Themeluesi i UÇK-së, Adem Jashari, i cili do të martirizohej në mars të 1998-ës në Prekaz të Drenicës (në Kosovën qendrore), ndërsa krejt familja e tij do të shndërrohej në një legjendë që në ditët e para të luftës së Kosovës, ishte arrestuar dhe burgosur në Tiranë në vitin 1993. Zëdhënësi politik i UÇK-së Hashim Thaçi u burgos më 1996 dhe më vonë i shpëtoi për fije vdekjes kur shoku i tij i dhomës, gazetari Hysni Vulaj u vra nga një grup kriminelësh me pagesë.

Zahir Pajaziti, komandanti karizmatik i grupit të Llapit, u vra nga policia serbe më 1997. Edhe Pajaziti ishte arrestuar nga qeveria e Berishës më 1995. “Jasharët dhe Hashim Thaçi i dinë mirë këto veprime ndaj tyre”. Pikërisht në këtë kohë qeveria e Berishës thyente embargon e OKB-së ndaj ish-Jugosllavisë dhe furnizonte me naftë makinerinë e luftës të Millosheviçit. Sali Berisha ngriti edhe shoqërinë “Shqiponja” pranë PD-së, të cilën e administronte Tritan Shehu. Më vonë ishte Sali Berisha që i bënte thirrje delegacionit kosovar në Rambuje që të mos e firmoste marrëveshjen që çoi në çlirimin e Kosovës.

Doni fakte të tjera për aktet antikombëtare të këtij njeriu? Jam në dijeni të deklasifikimit të mjaft dokumenteve te UDB të cilat do të na njohin me fakte të tjera në të ardhmen. Duhet patur parasysh edhe fakti se dokumentacioni agjenturor i Sali Berishës që arkivohej në SHIK, me urdhër të Gazidedes etj., u asgjësua, po njerëzit që janë marrë me kundërzbulimin janë akoma gjallë dhe disponojnë dokumente autentike.