osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Rreziku global që vjen nga monarkitë digjitale”

“Rreziku global që vjen nga monarkitë digjitale”

Lindja e monedhës më të re virtuale, “Libra”, një ide që Facebook ka premtuar se do ta materializojë së shpejti, krahas risive, sjell me vete edhe rreziqe. Garanti i Privatësisë, në Itali, një institucion që garanton mbrojtjen e të dhënave personale, i themeluar në vitin 1996 nën presidencën e Oscar Luigi Scalfaro-s, e sheh me shqetësim hyrjen e gjigantëve të teknologjisë edhe në këtë territor të ri.

Kreu i këtij institucioni, Antonello Soro, thotë se “me monedhën, gjigantët e internetit mund të bëhen shtete-padrone. Kjo do të thotë mbyllje e rrethit të jetëve tona”. I intervistuar nga “Il Mattino”, Soro flet për një emergjencë demokratike që duhet të ketë në fokus pikërisht shmangien e lindjes së monarkive digjitale.

“Këto monarki digjitale mund të marrin vendime në mënyrë private dhe ajo që habit në këtë rast është heshtja e qeverive dhe e institucioneve. Në këtë moment, qeveritë shfaqen ose të paafta ose të pavetëdijshme para këtij procesi transformimi që u rrit pushtetin oligarkive të mëdha të themeluara mbi posedimin e të dhënave personale. Mbetet emergjente hartimi i një rregulloreje të shoqërisë digjitale”, thotë ai.

Për Soron, sfida e re e lançuar nga Facebook-u (valuta alternative) është sinjali i radhës për nevojën e domosdoshme për një demokraci që lidhet me shoqërinë digjitale.

Kolosët e internetit zotërojnë tashmë volume të tëra transaksionesh që mund të krahasohen lehtë me ato të shumë shteteve, mund të bëjnë tratativa në kushte të barabarta me qeveritë, mund të firmosin marrëveshje jo vetëm tregtare. Kësaj liste mundësish u shtohet tani edhe monedha e re. Kjo do të thotë që kuota të jashtëzakonshme pushteti pak nga pak të kalojnë nga duart e shteteve në ato të subjekteve private.

“Nëse ky sektor nuk rregullohet me ligj menjëherë, mbi principet e qeverisjes demokratike, rrezikojmë që një pjesë të majme të të drejtave tona t’ua dorëzojmë në grusht monarkive digjitale që bazohen mbi fuqinë e të dhënave personale”, thotë Soro në intervistë.

Përgatiti: Gazmira Sokoli