1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sali Lushaj: Berishës i shkonte loti kokërr kur v.ranë Azemin, ai më kërkoi mua të dilja pasi poshtë ishte një makinë e dyshimtë. Më vonoi Genc Pollo

Sali Lushaj: Berishës i shkonte loti kokërr kur v.ranë Azemin, ai më kërkoi mua të dilja pasi poshtë ishte një makinë e dyshimtë. Më vonoi Genc Pollo

Sali Lushaj ka dhënë një tjetër intervistë për të nxjerrë të pastër Sali Berishën nga përgjegjësia për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa në Gjykatën e Tiranës është rihapur sërish procesi gjyqësor.

Ai thotë se Berishës i ikte loti kokërr, kur u vra Azemi, ndaj s’ka se si ai të ketë qenë i përfshirë.

“Po kam qenë në bilardo, më kërkoi Pollo, shkoj e takoj në korridor, në derë të zyrës së tij. Shkoj e takoj 2 minuta, në këtë moment Azemi po dilte. Më tha Sali, a mundesh 2 minuta sepse është një makinë e dyshimtë poshtë, se kush e kishte njoftuar nuk e di.

Po dola Azem, i thashë, mbarova me Gencin, edhe i them rojes ku iku Azemi. Ishte një moment shumë errësirë se dritat u fikën me qëllim, 4-5 minuta para, komplet krahu i lulishtes. Makina nuk dukej, derisa të afroheshe jo. Dëgjova që po bëhej një debat, sa jam afruar, jo më shumë se 3-4 metra, aty kanë plasur armët. Nuk kishte armë Azem Hajdari.

Është gjasme insekim. Pse të dilte Azemi me armë? Nuk po shkonte për luftë. Ku e panë pistoletën në atë errësirë? Përballë ishin ata që u vranë. Në këto momente Berisha ndodhej në zyrë. S’ka shanse të shihej gjë. Të bëjnë ekspertizën.

Duan që të fusin figurën se e futi Berisha. Hajdari ishte shumë mirë, më mirë se kurrë. Pas ngjarjes, e morëm me një makinë, e çuam në spital të vdekur. Më pas erdhi Berisha me të tjerët, me Ylli Rakipin, kanë hyrë brenda shumë punonjës.

Ky është një truk që duan ta bëjnë të gjithë të majtët që duan patjetër ta fusin Berishën. Berishës i shkonte loti kokërr më shumë se të tjerëve e familjes së tij. Për çfarë të thirret Berisha? Edhe unë nuk kam pse shkoj në gjyq, por sa të më thërrasin shkoj”, tha Lushaj.

Nuk la pa përmendur edhe një tjetër atentat që i bënë Azem Hajdarit dhe bisedën me Berishën kur i tha se nuk i lejojnë të hyjnë në Tropojë. Aso kohe, realizuan atë që Lushaj e cilëson si mitingun më të zjarrtë të të gjitha kohërave pasi njerëzit menduan se u çlirua Tropoja.

“Azemit i bënë dhe një atentat përpara që u plagos Bardhyl Pollo. Me Berishën kemi hyrë në Tropojë, e kemi shtëpinë atje. Sa kemi zbritur nga trageti, tha se është shumë vështirë të hysh në Tropojë. Tha Berisha, si? Para… Kemi ecur unë me Azemin me 2 makina.

Para se të hynim në qytet, nuk mund të futen thanë. Po si tha Azemi. Nuk mund të shkoj te varri i nënës dhe babës? Kemi ecur përpara. Të gjithë prisnin mitingun dhe të gjithë ata që prisnin të mos hynim ne, ishin aty (Haklajt, Mulosmani). Të gjithë ishin 100 metra nga podiumi. Ai ka qenë mitingu më i zjarrtë i të gjithë kohërave. Njerëzit kanë qarë me lot. Njerëzit kujtuan se u çlirua Tropoja”, tha Lushaj.

Ish truproja i Berishës ka treguar se me Izet Haxhinë kanë lidhje familjare prej vitesh dhe kanë marrë pjesë në ceremoni dasmore apo mortore të njëri-tjetrit.

“E kam shumë afër me shtëpi në fshatin e Tropojës. Jemi 200-300 metër larg njëri tjetrit. Kemi shkuar shumë mirë me njëri tjetrin sepse si të thuash jemi një fis. E kam njohur babain, një punëtor i tmerrshëm, po ashtu dhe e ëma, një punëtore fisnike, mikja më e ngushtë e nënës sime.

Unë nuk mund të them asgjë çfarë nuk shoh. Atë natë, unë për veten time nuk i kam parë në asnjë vend. Se çfarë kanë dëshmuar të tjerët, le të flasin të tjerët”, tha Lushaj.

Ai ka kujtuar momentet e fundit të Azem Hajdarit, të cilit iu bë atentat para PD-së si dhe takimin e fundit me Izet Haxhinë, të akuzuarin për vrasjen e Hajdarit.

“Vetëm një farsë me heq vëmendjen nga realiteti i sotëm, nga e gjithë kjo katastrofë që po ndodh në Shqipëri, të merren me gjyqin e Azem Hajdarin që është 95% i zbardhur. Izeti është i arrestuar, do që të dalë. Ai e di se ka një dënim apo 20, 25 vjet, do që të dalë, të marrë pafajësinë. Për mua është normale nga çdo i burgosur.

Unë me Izetin, ditën e vrasjes së Azemit kemi qenë deri në orën 01:00 bashkë me të vëllain e Izetit. Kemi ngrënë drekë bashkë para PD dhe më pas Izeti tha kam një punë me disa miq dhe se kam parë deri të nesërmen.

Të nesërmen e takova nga ora 8.30-9.00 para PD. Kemi diskutuar, por jo në detaje sepse ishin të gjithë të revoltuar, të gjithë të mërzitur se ishte ditë e zezë.

Kemi ndejtur 4 veta në një shtëpi, por nuk jepte asnjë përshtypje se ishte në dijeni. Pas një muaji, e kishte të ëmën sëmurë në Tropojë, erdhi vëllai e mori atë natë dhe nuk jemi parë më deri sot”, tha Lushaj.

Sa i përket faktit që Haxhia ka zgjedhur Idajet Beqirin për tu mbrojtur, Lushaj zbulon se nuk ia merrte mendja kurrë që të merrte atë avokat, pasi në të kaluarën ka përfunduar pas hekurave nga përplasja me të.

“Avokati po e gropos Izetin, për aq sa shoh unë. Jam habitur se si Izeti merr atë avokat. Ka pasur një sherr me Idajetin. Kemi qenë bashkë atë ditë, një përplasje kur po zbriste Izeti nga shkallët. Madje të nesërmen, na ndaloi policia tek Ushtari i Panjohur.

Izetin e çuan tek 313, e mbajtën 72 orë dhe e kthyen në detyrim paraqitje. Të më kishte çuar fjalë Izet Haxhia, ma gjej një avokat, do ja kisha gjetur ku të donte, por vetëm atë njeri të mos e merrte. Unë e shoh sepse në një intervistë thotë se Izet Haxhia do të thotë shumë gjëra. Ti po e përlyen, nuk je hetues. Izeti po pati bërë gjë, le të flasë, por nuk ma do mendja që është i përlyer në ndonjë krim”, u shpreh Lushaj në emisionin ‘Aktualitet’.

Është interesant fakti, se sapo ka nisur gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit, Sali Lushaj prej disa ditësh jep intervista, për të mbrojtur Sali Berishën.

Të jetë rastësi vallë, apo Berisha ndjehet i shqetësuar!