1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SHËNIM/ Rama çorodit koalicionet para dhe pas zgjedhore: Fitorja e sigurtë, qeveri me Lulzim Bashën

SHËNIM/ Rama çorodit koalicionet para dhe pas zgjedhore: Fitorja e sigurtë, qeveri me Lulzim Bashën

Edi Rama ka provuar dy herë të drejtoi vendin. Herën e parë me koalicion me “armiqtë” e tij, SHPK-në e Ilir Metës, që nuk ka lidhje me partinë politike, por një grup biznesi politik i rafinuar për të vjedhur, abuzuar dhe shantazhuar të gjithë ata që kanë nevojë për para, pushtet dhe pasurim pa bërë asgjë, përveçse futjen në vathën e bagëtive, njerëz që mund të gënjehen lehtë nga shkëlqimi i rremë i “kallpit’ që u duket si flori.

Herën e dytë, Edi Rama me pak mundim, por me shumë përkrahje për ndryshim, e mori pushtetin… timonin vetëm. Sigurisht, që gjërat shkuan shumë më mirë se sa me grupin ordiner LSI, por shumë gjëra nuk u realizuan, duke qenë se mungoi totalisht bashkëpunimi me opozitën, e cila u largua me dashje nga të gjitha pushtetet që i’a kishte dhënë sovrani dhe filloi të “lihte” rrugëve, duke braktisur besimin e mijëra votuesve të tyre.

Tani, Rama për të qenë të sinqertë, i ka forcuar pozicionet e luftës, me llogoret më të rëndësishme, me pushtetin që ka, ndaj si guximtar i paparashikueshëm që është, ka dal me propozimin diplomatik, duke deklaruar publikisht, se është i gatshëm që të bashkëpunoj pas 25 prillit me Lulzim Bashën, por me kushtin që të shkëputet nga Meta dhe Berisha.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht, që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike, që realisht është kthyer në stres për shqiptarët.

Bashkëpunim ngushtësisht, si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë, në emër të shumicës, unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem, që politika e ardhshme të jet 100% e mirëqenies shqiptare, jo e konflikteve dhe idiotësisë”, tha Rama.

Kjo thirrje e Ramës, nuk lë vend për debat, por është një shkelje syri për Lulzim Bashën dhe një propozim real: Nëse do sadopak vendin, apo ëndërron pushtet, eja ta ndajmë bashkë dhe jo me Metën, Monikën dhe pa ndërhyrjen e Saliut.

Të jeni të sigurtë, se Rama do e provoi dhe herën e tretë, si e treta e vërteta e drejtimit të vendit me koalicionin e madh të dy forcave kryesore PS-PD, duke realizuar objektivin e tij… LSI drejt shkrirjes për skrap.

Koha po afron për tu vërtetuar, se e ardhmja e vendit, më në fund do marrë drejtimin e duhur, duke hequr nga xhaketa e pushtetit, të gjithë çimkat që i ngjiten pas, për pak gjak mbijetese, duke i krijuar anemi demokracisë lehon të këtij vendi./Ekskluzive.al