1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Sherr” mes Ben Blushit e Aleksandër Frangajt, kujt i kanë hequr vizën amerikane

“Sherr” mes Ben Blushit e Aleksandër Frangajt, kujt i kanë hequr vizën amerikane

Portali CNA.al shkruan sot se SHBA i ka hequr vizën amerikane Ben Blushit.

“Heqja e vizës ka ndodhur disa muaj më parë pas disa akuzave të forta nga biznesmenë të ndryshëm pranë ambasadës, se janë sulmuar padrejtësisht nga Ben Blushi me gjobëvënie”, shkruan ky portal.

Ben Blushi i është përgjigjur me anë të gazetës Shqip, ku ka publikuar edhe vizën amerikane.

Sipas tij, ky sulm atij i bëhet nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj, që sipas Blushit, sponsorizojnë portalin në fjalë.

Blushi sfidon ndërkohë Frangajn, të përgjigjet nëse udhëton dot apo jo drejt Amerikës.

“Portali që financohet nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj ka arritur sot nje rekord shpifjesh ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi. Ky portal emrin e te cilit nuk e citojmë për arsye higjenike, ka arritur sot të botojë shpifjen numër 272, në shumë pak muaj kundër Ben Blushit.

Çudia është që si mundet një portal të prodhojë kaq shumë tituj dhe po aq shpifje ndaj një qytetari të lirë, i cili nuk është as zyrtar, as ministër, as kryeministër dhe duke mos pasur asnjë funksion shtetëror nuk administron asnjë qindarkë të taksapaguesve. Ben Blushi nuk ka patur asnjë funksion shtetëror që nga viti 2005 deri në vitin 2017, kur u largua me vullnet nga politika.

Duke pritur që shpifjet e këtij portali të kalojnë 300 në më pak se 300 ditë, për t’i hedhur në gjyq, sot po përqeshim një shpifje të re sipas të cilës drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, i është hequr viza amerikane.

Më poshtë po postojmë vizën tre vjeçare të marrë në 7 qershor 2019 dhe me afat skadence në 30 maj 2022.

Kaq për sot për portalin e paguar nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj. Ndërkohë meqë Ben Blushi bëri publike vizën amerikane, ftojmë pronarin e TV Klan, të publikojë pasaportën e vetë, nëse ka vizë amerikane”, shkruan Shqip.

Por, pas këtij përgënjeshtrimi, CNA.al ka reaguar sërish.

“Që Ben Blushi të flejë i qetë, por dhe të sqarohet opinioni publik, ne nuk kemi thënë që ai s’ka marrë vizë kohë më parë, se pa marrë vizë nuk ka sesi të të hiqet. Ne e kemi thënë shqip dhe po e theksojmë: “Ambasada amerikane i ka hequr vizat një sërë zyrtarësh, persona të drejtësisë dhe pronarë e drejtues mediash. Së fundmi personi që i është hequr viza disa muaj më parë, është edhe Ben Blushi.”

Beni mund ta ketë marrë vizën një vit më parë, por a udhëton dot sot në SHBA?

Për ta provuar ne jemi të gatshëm t’i paguajmë Benit bileten e një udhëtimi vajtje-ardhje. Ne e dimë se Beni nuk e ka problem se ai është bashkëortak me pronarët e inceneratorëve, por opinioni publik të jetë i qartë. A udhëton dot Ben Blushi në SHBA, këtë ai e di më mirë se kushdo tjetër”, shkruan portali në fjalë.

Kujtojmë që prej muajsh mes Ben Blushit dhe Aleksandër Frangajt është duke u zhvilluar një luftë e egër ekonomiko-politike, ndërsa në mes është përfshirë edhe Sali Berisha.