Pamje skandaloze, jashtë kufijve të realitetit ku jetojmë, kur sheh një ministre në detyrë, e cila hedh valle e rrethuar nga disa fëmijë, pa asnjë distancim social, duke thyer të gjitha rregullat e pandemisë… në një kohë kur shqipëtarët lëngojnë nëpër shtretër krevatesh, vajtojnë humbjen e njerëzve të tyre të dashur, shohin si i shkatërrohet biznesi i ngritur me mund prej vitesh dhe varfërisë që është ulur këmbëkryq në sofër.
Këto padyshim janë disa nga pasojat e pandemisë që kanë prekur gjithë botën, sigurisht edhe vendin tonë të vogël e të varfër… por bota ka dinjitet dhe pushtetarë të përgjegjshëm, të cilit nuk do guxonin të kërcenin mbi fatin e trishtë të viktimave të kësaj flame e tragjedish njerëzore, siç bëjnë ministrat tanë, që moral s’kanë por nuk lejnë vend pa e predikuar atë…!
Madje shpesh, kur numrat e të sëmurëve rriten ndjeshëm, nuk e kanë për turp të drejtojnë gishtin nga qytetarët, duke i quajtur fajtor e të papërgjegjshëm, ndërkohë të gjithë me sa munden, ndoshta të detyruar për të mbajtur frymën gjallë jo vetëm prej virusit por dhe skamjes, dalin çdo ditë në “llogore” për të fituar bukën e gojës duke rrezikuar jetën e tyre dhe të tjerëve përreth.
Video e ministres së Skëndërbeut duke kërcyer rreth dhjetra fëmijëve janë të turpshme, të papranueshme, të pafalshme! E nëse për qytetarin ekziston gjoba, për ministrin ka vetëm një zgjidhje… shkarkim dhe ndjesë publike!
Masat “dragonjane” kundër pandemisë, siç i quan Elisa Spiropali ahengjet e saj, janë për të ardhur keq, sepse nuk tregojnë asgjë më shumë, por vetëm një lajtmotiv të kësaj qeverie: Bëni siç them unë, por mos bëni si bën soji i im!
Në çdo vend demokratik të botës, ministrja nuk do kishte shkelur më në zyrë e saj, por do përfundonte e shkarkuar urgjentisht dhe duke kërkuar pendesë e ndjesë publike…
Ne nuk jemi pjesë e Evropës, këtë e dimë, por kurrë s’kemi për të qenë pjesë e saj, pa larguar të tilla paçavure që turpërojnë çdo kënd që ka ndërmarrë një detyrë publike në shërbim të të tjerëve dhe jo orekseve të tij.
Spiropali duhet shkarkuar, sepse thyerjen e rregullave të pandemisë e ka ktheyr në sëmundje kronike, ku pak kohë më parë e pamë pjesë të takimeve elektorale me mbi 30 pjesëmarrës.
Asgjë më shumë se Elisa Spiropali bëri dhe komediani Ermal Mamaqi, i cili kishte mbledhur për një seminar dhjetra të rinj e kërcenin, madje të distancuar nga njëri tjetri dhe u gjobit nga organet përgjegjëse, si çdokush që ka shkelur ligjin e barabartë për të gjithë.
Por, për rastin e ministres, gjoba është minimale, papërgjegjshmëria e një funksionari publik i lartë i shtetit zgjidhet vetëm me shkarkim dhe ndjesë publike… kur ministri zhvishet nga çdo kompetencë e tij, sepse nuk ka më tagër për të bërë moral.
Nëse ministrat e Ramës kanë zgjedhur të kërcejnë mbi kufoma dhe bëjnë gosti nëpër restorante luksoze, kur vendi është në zgrip… atëherë qeveria duhet të shkarkohet e tëra, sepse populli nuk është budalla, që përveç varfërisë dhe drobitjes, të duroj dhe arrogancën dhe p*rdhët e shtetarëve të zhytur kokë e këmbë në m*t!/Ekskluzive.al