Shpëtim Idrizi nënshkruan marrëveshjen me PD: S’jemi kundër PS-së, por jemi kundër Edi Ramës

Shpëtim Idrizi nënshkruan marrëveshjen me PD: S’jemi kundër PS-së, por jemi kundër Edi Ramës

Aleatët kanë firmosur sot marrëveshjen e koalicionit me PD për zgjedhjet e 25 prillit. Pak çaste më parë ka dalë nga selia bli edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili dha detaje nga marrëveshja që ka nënshkrua me PD.

Idrizi deklaroi se aleanca e tyre nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër Edi Ramës.

“Kjo nuk është aleancë kundër PS, por kundër një njeriu të vetëm që tenton të kapë çdo pushtet që të jetë një sulltan. Shqiptarët po largohen, ne do ju japim një shpresë të madhe.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Kjo aleancë është kundër arrogancës së një njeriu të vetëm, që di vetëm të fyejë bashkëpatriotët, hesht si greku më i mirë për ligjin e luftës, hoqi çështjen çame nga axhenda e diskutimit. Është një aleancë kundër 1 njeriu të vetëm”,- tha ai.

Idrizi më tej u shpreh se PDIU-ja do jetë në gjendje të mbledhë mbi 40 apo 50 mijë vota për opozitën.