osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shqiponjat do vijnë, po ju ku do i fshihni korbat tuaj që po i stërvisni për skiftera pushteti?!

Shqiponjat do vijnë, po ju ku do i fshihni korbat tuaj që po i stërvisni për skiftera pushteti?!

Nga Anri Bala

Po sillen të gjithë si të merakosur, edhe hajduti, edhe horri, edhe korbi, edhe sorra… të mallëngjyer, gati të shpërthejnë në lot, për largimin e fëmijëve të botës nëpër botë! E ç’mund të presësh pastaj për zogjtë e tyre, të larguar për një jetë më të mirë?! Për ta, sillen si të drobitur, shkatërruar e varfëruar, të lënduar deri në dhembje, nga largimi prej folesë së korbave… për tu shkolluar, çiftëzuar, ngjizur e pjellëruar… por më e rëndësishmja, për tu specializuar si paraardhësit e tyre, që një ditë të kthehen sërish për të drejtuar e të thirren si dikushi, megjithëse janë askushi…

Nga të gjithë vajtimet, kuja se shqipet duhet të kthehen, prej njeriut që përfaqëson “unitetin e popullit”, është fyrje më e rëndë për secilin prej atyre, që kanë fëmijë në emigracion. Vërtet ndjehesh shumë keq, kur dëgjon se prej nga buron “dhimbja”… prej simbolit kryesor të përçarjes dhe fytyrës më të pështirë të “prostipolitikës” shqiptare.

Ish brekëgrisuri i kthyer në miliarder, pa i thënë njeri një ditë punë e mbarë, u bënë thirrje shqiptarëve që të kthehen… të kthehen patjetër… në skllevër të këlyshëve të tyre, që shkollohen, vishen, jetojnë, gëzojnë dhe ushqehen me djersën dhe gjakun tënd e timin bashkë… për të rrëmbyer nëpërmjet karriges së pushtetpushtave dhe atë ç’ka ka mbetur nga ky vend, atë që prindërit mostra do ua lënë trashëgimi… ashtu siç e kanë rrëmbyer me qindra vëllezër, krushq, kunetër e miq të një ideali… zgrapja e Shqipërisë.

E këlyshët e tyre, do jenë të babëzitur të shqyejnë tepsinë… Miliona nga paratë tona, të marra vjedhurazi prej xhepave të shqyer të shqiptarëve, që do shkojnë për të ngopur zogjtë e orlave, që kurrsesi nuk duhet të kthehen në fole, pa u specializuar si grabitqarë të vërtetë, teksa prindërit e tyre do të shtrojnë sofrën, e viktimat do jenë gati për gostinë. Kështu do jetë, edhe për pak kohë… derisa shqiponjat të rriten e stërviten me mundin dhe djersën e tyre, e vërtetë atëherë do të kthehen në fole, sepse ka ardhur dita.

Do kthehen, jo ato “shqipet”, emër që përdoret ironikisht nga soji i juaj për ata që i pandehni kokëulur, të përbuzur e dorëzgjatur për çapën e bukës së mëshirës tuaj… por shqiponjat e vërteta, ato që i’u a marrin bukën nga goja të gjithë racës tuaj… kurse orlat, sorrat, korbat, as që do të guxojnë tu afrohen, përjashto ndonjë sorrë të marrë, që do të tentoi thjesht të bëhet një orë shqiponjë, nga padituria për fatin që e pret…!

Sorrave tona u duket vetja shqiponjë, vetëm se nuk i ka ardhur ende ora të bëjnë xhiron e fundit, mbi kurrizin e shqiponjës! Por a e keni menduar ndonjëherë, se çdo ju gjejë nga kthimi i shqiponjave në folen e marrë peng nga korbat shqiponjadashës?!

Nuk besoj, por shpresoj, që me kalimin e kohës, ta kuptoni se ç’do të thotë të kthehen shqiponjat… ju duhet të gjeni vrimë ku të futeni, por duke parë, se sa jani majmur e trashur, them se dhe gopi i nënave tuaja nuk ka për t’iu nxënë.

Ndaj, lutuni me ulërima të mos kthehen shqiponjat, sepse as puplat nuk do i’u gjenden, ju dhe korbave tuaj, që po i stërvisni, për tu dukur skifterë!/ekskluzive.al