1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Si e kthyen zogjtë e SHQUP-it Berishën, në dordolecin “Ish Kryeministër”

Si e kthyen zogjtë e SHQUP-it Berishën, në dordolecin “Ish Kryeministër”

Nga Anri Bala

Sali Berisha tashmë ka përfunduar në një dordolec në oborrin e SHQUP-it, falë zogjve të rinj, të llojit laraska dhe korba, që ka shumë në atë vend edhe nëpër rrape, por edhe nëpër kafene, zyra, skuta e kthina të asaj ndërtese të rrëmbyer dhunshëm ushtarakëve, nga qeveria e tij në ditët e fundit të pushtetit.

Mirëpo, “demokomunistit” kurrë nuk i kishte shkuar mendja se nuk do mundte ta gëzonte atë strehë, të grabitur me aq guxim, sikur ta kishte ndërtuar ai dhe Rama i tij, (jo Edi) me gurë Viçidoli. Kurse Edi, as që u ndje për këtë akt dhunimi të shtetit dhe përdorimin kriminal të pushtetit.

Ndoshta, sepse bëmat e Saliut në atë periudhë, nuk u kanë bërë përshtypje, as Ramës dhe as atyre që zunë bythëulset e qeverisë, drejtësisë, shtetit dhe pushtetit, nga ngazëllimi e kënaqësia që të jep grada e pamerituar, por e fituar vëtëm për një arsye dramatike… sepse u rrëzua ai, që në mënyrën më të turpshme për një komb, u kthye në pushtet si triumfator, shkatërruesi i parë i shtetit Shqiptarë, masakruesi e vrasësi i demokracisë, njeriu që për pak e dërgoi vendin në katastrofën e luftës civile, duke armatosur Jugun kundër Veriut… i rrëzuari me revolucion.

Gjëmat e tij nuk kanë fund dhe gjëma më e madhe është se ai nuk është dënuar kurrë për pafundësinë e krimeve që i ka bërë vendit dhe qytetarëve me falangat shikse, të mbledhur nëpër skutat më të errta të poshtërsive, për të ruajtur pushtetin e rrëmbyer… me qindra intriga.

Por, duke qenë se drejtësia është iluzion për shqiptarë, të paktën të “falenderojmë” Lulin dhe zogjtë e SHQUP-it, që e dënuan në mënyrën më të pabesueshme, duke e kthyer skifterin në dordolec, dënim që megjithëse po e vuan, akoma se beson se kush i’a dha.

“Ish Kryeministri”, që sot nuk tremb as harabelat, vetëm argëtohet dhe na argëton me metodat e veshjes dhe zhveshjes së moralit, që i’a japin si detyrë shtëpie, për t’i treguar, se ai tashmë ka vetëm një detyrë partie… dordolecin që frymon. Mirëpo, shpesh herë harron që duhet vetëm të frymoj, ndaj edhe kërcënon, turfullon, klith dhe vajton pushtetin e humbur, duke mos e kuptuar akoma, se si është katandisur, i ngulur keq në majën e hurit, që i ka dhuruar Luli Basha.

Ndoshta shumë idhtarë të tij, as që do e besojnë, se gjëmën më të madhe, atë që nuk ia bëri dot drejtësia dhe populli në përmbysjen e 97-së, i’a bëri Luli i tij, gjarpëri i ngrirë, që e ngrohu në gji, për ta kafshuar. Planin e tij perfekt, me imtësi në detaje se si “lexhenda” do përfundonte si “ham-hams” pa dhëmbë, vetëm një i verbër nuk e shikon.

Në fillim, e thërrisnin e pyesnin dhe i ofronin edhe ndonjë kockë, por shpejt e mbyllën në kafaz, se mos bënte dëme edhe të huajve, por edhe të tijëve. Të gjithë e kanë parë, që Sali Berisha prej vitesh vëtëm leh dhe zinxhirin ia kanë shkurtuar aq shumë, sa as deri në dritare nuk del dot.

Kurse për të shëtitur dhe livadhisur, as që bëhet fjalë, jo se nuk ka dëshirë, por e ka të ndaluar, që nga Tropoja deri në SHBA. Ndaj, të lumtë Luli Basha, që nuk lobove për t’i hequr zinxhirin Saliut, por u “coptove” për t’ia shkurtuar më shumë, nga frika se mos e humbet.

Tani edhe ai duhet të jet mirënjohës, sepse jo vetëm ai që të rreh të do, por edhe ai që të mbron. Ndaj, duhet të ngushëllohet edhe ashtu siç është, sepse ka një qëllim të fundit, që duhet ta realizoi në jetë: Të shkojë krenar drejt vdekjes, duke masakruar Edi Ramën… me sharje. Këtë po e realizon, jo deri në fund, sepse pastaj mbaron misioni dhe Jebrail Emini që i rri te koka, mund të bëjë kompromis me të dhe e merr me vete… sepse jeta nuk vlen kur je kot.

Duke qenë se i duhet dhe shumë kohë për ta “masakruar” fare Ramën, s’besoj se do gaboj të pranoi, sepse më mirë dordolec me emrin e zi të gjëmave që ke bërë si “Ish Kryeministër”, se sa tu bësh shoqëri të larguarve nga kjo botë.

Jetë të gjatë dordolec llafazan, ish kryeministër i përjetshëm edhe pas vdekjes, sepse në atë kohë dhe me këtë emër, i ke bërë mëkatet më të mëdha që duhen paguar. E nëse nuk do i paguash këtu, në atë botë… vetëm në ferr!/Ekskluzive.al