1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

S’ka më prurje vaksinash për këtë muaj? Rama i kthehet ashpër gazetares: Ka pyetje të tjera? Po bëhet propagandë, por…

S’ka më prurje vaksinash për këtë muaj? Rama i kthehet ashpër gazetares: Ka pyetje të tjera? Po bëhet propagandë, por…

Kreu i qeverisë Edi Rama refuzoi ti përgjigjej pyetjes së njërës prej gazetareve të pranishme në Air Albania, ku u krye vaksinimi i disa personaliteteve dhe të moshuarve kundër COVID.

I pyetur për vaksinat Rama nuk dha detaje nëse Pfizer do të sjellë doza të tjera për muajin shkurt. Sfida e momentit, theksoi ai është që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit.

Gazetarja: A do të ketë më doza të tjera për vaksinim?

“Ka ndonjë pyetje tjetër? Do të vazhdojmë kategoritë e tjera sipas dozave që kemi. Po punojmë çdo ditë e çdo natë për të garantuar më shumë doza. Ju e shihni se çfarë bëhet nëpër botë. Janë 140 vende pa asnjë dozë, 70% e dozave janë marrë nga 10 vendet më të mëdha.

Jemi besimplotë se do të arrijmë në skenarin tonë më ambicioz që të mbyllim vaksinimin në 14 muaj. Është ambicioze, se dua t’ju them disave që shkoni merrini tek Kina dhe Rusia, që s’janë në tezga, që i ka Rusia e Kina në tezgë dhe shkoni merrini. Ka propagandë por nuk ka vaksina. Jemi besimplotë që do të kemi vaksina. Sfida jonë është të mos ndërpresim vaksinimin.

Është e paqartë pse Rama hezitoi të përgjigjej, kur ditën që mbërritën 7 mijë dozat e Pfizer tha se dërgesat janë rregulluar dhe do të vijojnë normalisht. Por edhe ky version u rrëzua dy ditë më parë, kur tha se sasia e dozave të premtuara do të vijë në mars.

Aktualisht Shqipëria ka marrë rreth 9 mijë doza të vaksinës Pfizer ndërsa jozyrtarisht mësohet se janë vaksinuar deri më tani 2313 vaksina kundër COVID, 620 prej të cilëve mjekë dhe infermierë që kanë marrë edhe dozën e dytë, ndërsa vetëm me dozën e parë janë vaksinuar 1693 persona”, u shpreh Rama.