1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Skandal! I pandehuri Arben Meskuti me bandën e tij “Final” presion qyetarëve të paguajnë borxhet e personave që kanë të njenjtin mbiemër me kredimarrësin e panjohur

Skandal! I pandehuri Arben Meskuti me bandën e tij “Final” presion qyetarëve të paguajnë borxhet e personave që kanë të njenjtin mbiemër me kredimarrësin e panjohur

Estonenzët e “Iutecredit Albania” që kishin në pronësi 100% të kompanisë “Final” shpk, ia shitën aksionet e tyre 1 miliard lekë të vjetra, Arben Meskutit.

Pronari i ri i mikrokredi “Final” shpk, ka problem me drejtësinë, pasi është ndaluar nga Ministria e Drejtësisë të ushtrojë profesionin e avokatit dhe përmbaruesit. Por pavarësisht kësaj ai po drejton të njëjtën skemë financiare me norma interesi kredie jashtë çdo standarti.

Në janarin e vitit 2019, Arben Meskuti ka qenë përmbarues privat tek shoqëria “Shërbimi Përmbarimor FS” sh.p.k, që kishte ndërruar emrin në mënyrë misterioze, pasi më parë e kishte pasur shoqëria përmbarimore “Star” dhe Zig.

Por ky Arbeni vazhdon aktivitetin mashtrues dhe kërcënues ndaj “kreditorëve që nuk kanë asnjë lidhje me kredimarrësin, por kanë të njenjtin mbiemër siç e ka portieri i kombëtares Etrit Berisha me Sali Berishën. Skandali është tejet i paprecedent sepse kompania ofshore e bler nga mashtruesi Meshkurti shqetson qytetarëre duke u kërkuar që të paguajnë detyrimet e një personi që paska të njenjtin mbiemër me kredimarrësin .

Skandal është edhe më i madh, kur kompania Vodafon u jep të dhënat personale këtyre trafikantëve të pastrimit të parave dhe numërin e telefonit. Ndaj është imediate, që policia kriminale dhe prokuroria në gjumë të zgjohet dhe të marrë të pandehur këto maskarenj, që shqetësojnë qytetarët duke u bërë presion, që të paguajnë borxhet e askushit që as nuk e njohin dhe as nuk kanë ndonjë lidhje me borxhe dhe kredi dhe për fat të keq letrat e tyre kanë ardhur në redaksinë tonë, për një kolegun tonë, dokument të cilin e ruajmë dhe do e publikojmë bashkë me dokumentet e dhjetëra qytetarëve të tjerë, që si kolegu ynë mbeten të shokuar nga guximi prej të marrësh, nga ky i proceduari penalisht dhe i akuzuar nga prokuroria si mashtrues me emrin Arben Meskuti.

Por kush është Arben Meskuti dhe banda e tij, që në një vend “zulush” do ishin me kohë pas hekurave?!

Për herë të parë në mënyrë ekskluzive Top Story ka bërë të njohur identitetin e këtyre njerëzve që janë cilësuar si fantazëm, pasi askush nuk i njeh.

Elda Ibro dhe Olsi Ibro janë bashkëshortë, Arben Meskuti dhe Ernela Çuberi bashkëjetues dhe prindër të tre fëmijëve. Olsi Ibro ka qënë punonjës juridik në periudha të ndryshme i Micro Credit Albania, ZiG Company. Aktualisht punjonjës i ADCA dhe ortak i Re-Plus me emër tregtar Re-Max Plus. Elda Ibro është ortake dhe administraore e Micro Credit Albania.

Arben Meskuti ortak dhe administrator në periudha të ndryshme i Shërbimit Përmbatimor ZiG, zyrë avokatie ADCA dhe shoqërisë përmbarimore FLASH. Në këtë skemë ky shtetas ka përfshirë edhe mamanë e tij Yllka Meskuti. Ajo është ortake dhe administratore e shërbimit përmbarimor ZiG dhe FLASH.

Ernela Çuberi, bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të Arben Meskutit ka lujatur rolin e noteres. Në vitin 2019 asaj i është hequr licensa pasi u vërtetua se aktivitetin nuk e kryente në rrethin ku ishte licensuar në Kavajë, por në Tiranë. Ajo ka bërë 7535 akte noterie dhe 7285 prej tyre i ka për ADCA, pra për skemën kompanisë kreditimit.

Ernela Çuberi është licencuar në 2016 si notere në Kavajë. Ajo ka deklaruar në QKB se ka ushtruar aktivitet noterie pikërisht në pronën e Skënder Llixha me adrese: Kavajë, Lagjja Nr.3, Rruga Skuraj, ndërtesa nr. pasurie 2/204, zk.8552. Por noterja Çuberi nuk ka kryer kurrë aktivitet në këtë punishte që ka qenë në përdorim të Skënder Llixha dhe fqinjëve të tij. MCA ka marrë në pronësi dyqanin me makinacionin “STAR” duke ja dhënë në përdorim noteres Çuberi.

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar noteren Ernela Çuberi dhe e ka paditur në prokurori. Por nga ana tjetër, noterja ka paditur Ministrinë e Drejtësisë për heqjen e licensës. Sipas dokumentit që ka siguruar Top Story, në 16 qershor 2020 gjykata ka vendosur rikthimin në detyrë të kësaj notereje.

Nëse analizojmë me kujdes vendimin e gjykatës, do të shohim që avokatja që e ka përfaqësuar është Besa Llabunishti. Kjo avokate ka konflikt interesi në përfaqësimin e noteres, sepse në vitin 2016 ka punuar si sekretare gjyqësore me gjyqtaren Akelina Gazidedja. Ndërkohë që kjo e fundit është një nga gjyqtaret që ka marrë vendimin kundër urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë. /Ekskluzive.al