1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Skandali me sanitaren që mashtronte familjarët e pacientëve tek “Covid-2”, Manastirliu: Rast i neveritshëm!

Skandali me sanitaren që mashtronte familjarët e pacientëve tek “Covid-2”, Manastirliu: Rast i neveritshëm!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp foli për rastin e sanitares Tire Alldervishi, e cila u hoq si infermiere dhe u mori 8 mln lekë familjarëve të një pacienti të shtruar me COVID te Shefqet Ndroqi.

Manastirliu tha se ky është një rast i neveritshëm dhe inkurajoi qytetarët që të denoncojnë raste të tilla.

Më tej ajo tha se ka ngritur një grup për hetim të thellë administrativ pasi ky rast goditi edhe marrëdhënien mjekë-pacientë që është duke u kuruar me përmirësimin e shërbimit.

“Këto nuk janë ditë të këqija por të mira për sa herë që një qytetar bën një denoncim me fakte dhe na jep ne mundësinë të pastrojmë sistemin.

Ashtu siç kemi dhe pamë rastin e qytetarit që denoncoi mund të kemi edhe raste të tjera që nderojnë bluzën e bardhë. Inkurajoj gazetarët dhe qytetarët të denoncojnë rastet dhe të shkojnë deri në fund qofte edhe indicieve më të vogla.

Do të kenë mbështetjen tonë të pakursyer. Unë kam ngritur një grup pune nga MSH që do të kryej një investigim të plotë administrativ dhe verifikim të çdo akuze në spitalin COVID2.

Kam një thirrje për të gjithë qytetarët, mos bini pre e askujt, informoni autoritete nëse iu cenohet e drejta për shërbim apo ka diçka që nuk shkon në kryerjen e detyrës dhe marrjen e shërbimit.

Sistemi nuk është i përsosur, ka batakçij të këtij lloji që shkel besimin e familjarëve që i ka lënë në duart jetën e të afërmit të tij dhe kjo është e neveritshme dhe meriton ndëshkim maksimal ashtu sikurse ka ndodhur.

Ata na bëjnë një dëm shumë të madh pasi na godasin një marrëdhënie mjekë-pacientë që ne jemi duke e kuruar. Toleranca do të jetë zero në çdo strukturë dhe ndëshkimi do të jetë maksimal”, tha Manastirliu.