1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Skandali Meta-Nishani: Si u pajis biznesmeni me pasaportë shqiptare për 64 orë dhe tani kërkon 1 mln euro

Skandali Meta-Nishani: Si u pajis biznesmeni me pasaportë shqiptare për 64 orë dhe tani kërkon 1 mln euro

Ilir Meta është përfshirë në një skandal të madh me dhënien e nënshtetësisë shqiptare, në shkelje të ligjit, për qindra persona.

Por, Meta nuk e ka për herë të parë, përfshirjen në skandale të tilla.

Në bashkëpunim me Bujar Nishanin, ai ka bërë shqiptar disa vite më parë, kur Nishani ishte presidenti dhe ai kryetar Kuvendi, biznesmenin nga Bangladeshi, Muhammad Obaidul Karim.

Ky i fundit ka qendruar vetëm 64 orë në Shqipëri.

Ilir Meta, me anë të ministrit të tij Edmond Panariti, i dha atij mbi një mijë hektarë tokë në Fier, për një investim që nuk e bëri kurrë.

Dhe sot, ai ka hedhur në gjyq shtetin shqiptar dhe kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim.

Historia është risjellë nga biznesmeni Bujar Zhuri, i cili thotë se Karim dyshohet se pastron paratë e terroristëve islamikë.

Se Ilir Meta e ka merak këtë punën e terroristëve, meqë na ka akuzuar si gazetë, pse i kemi përmendur dhënien e nënshtetësisë terroristëve.

Ja pra, ku i doli një personazh jo terrorist, po më keq akoma, që pastron paratë e tyre.

“Muhammad Obaidul Karim eshte shqiptari nga Bangladeshi.

Meta i dha 1140 ha ne Topoje te Fierit investim qe nuk e beri kurre.

Bujar Nishani nen ndikimin e Metes dhe E.Panaritit i dha nenshtetesine shqiptare per vetem 64 oresh qendrimi ne token shqiptare,edhe pse dyshohet se ishte nje pastrues i parave edhe te organizatave terroriste islamike.

Tani me bekimin e Bekimit nipi i Mendu Thacit ka hedhur ne gjyq shtetin shqiptar Ministrine e Bujqesise dhe i kerkon nje demshperblim prej 1 milion eurosh.

Ku e gjene te drejten keta islamike te marrin nenshtetsi, te marrin toke dhe tani edhe demshperblim nga taksapaguesit shqiptare?

Pyesni Meten, Panaritin dhe Nishanin”, thotë Zhuri në denoncimin e tij./TemA