S’marr vaksinat e Ramës unë, se mërzis aleatët Berisha e Meta. Pastaj Kina e Rusia tradhtuan Enverin, si të marr vaksinën e tyre unë…

S’marr vaksinat e Ramës unë, se mërzis aleatët Berisha e Meta. Pastaj Kina e Rusia tradhtuan Enverin, si të marr vaksinën e tyre unë…

Albin Kurti, për shkak të inateve me Edi Ramën dhe nga frika se mos ai përfiton politikisht dhe kështu i mërziten aleatët Berisha-Meta, ka refuzuar vaksinimin e mësuesve nga Kosova, me vaksinat e siguruar nga Shqipëria.

Është interesant se Kurti ia kishte kërkuar vetë Ramës këtë nder, por pasi lajmi u publikua pak ditë më parë, Kurti ka ndërruar mendim.

Ai e argumentoi këtë, me faktin se vaksinat vijnë nga dy vende si Kina e Rusia, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë që vetë Kosova, muaj më parë pranoi vaksina nga vetë Serbia.

Ndaj në rrjet, ka nisur ironia.