Sondazhi i 6-të i Piepolit/ PS fiton mbi 73 mandate në rang kombëtar! PD vijon rritjen, por s’fiton as me LSI! 60% e shqiptarëve pro vaksinave kineze e ruse

Sondazhi i 6-të i Piepolit/ PS fiton mbi 73 mandate në rang kombëtar! PD vijon rritjen, por s’fiton as me LSI! 60% e shqiptarëve pro vaksinave kineze e ruse

Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sollën sondazhin e gjashtë për zgjedhjet politike të 25 prillit. 60% e shqiptarëve e konsiderojnë si strategji të dobishme blerjen e vaksinave ruse dhe kineze, e ndërsa janë shprehur kritik për mitingjet e zhvilluara nga kryedemokrati Lulzim Basha, sipas së cilëve po kërcënon shëndetin e qytetarëve. Megjithatë ka edhe nga ata që mendojnë se fitoja është më e rëndësisishme se rregullat.

Shqipëria mori vaksinat ruse dhe kineze, 60% e shqiptarëve: Strategjia shumë e dobishme

Mitingjet e Bashës për fushatë, 54% e shqiptarëve: Po kërcënon shëndetin publik! 1 në 7 të pyetur: Të fitosh zgjedhjet më e rëndësishme se rregullat

Si e vlerësoni sjelljen e Presidentit? Vetëm 24% e shqiptarëve janë me Metën, 60% e cilësojnë negativisht
Më 25 prill pritet një pjesëmarrje 55-59%, shifër stabël prej muajsh

Nëse votohej sot në Kukës, PD forcë e parë

Përgjysmohet votat e LSI në Gjirokastër, në vetëm 7 ditë humbë 50 % të votave

PS-ja i merr 8 mandate në Vlorë! LSI rënie drastike, PD s’lëviz

PD të njëjtin rezultat në Lezhë si në 2017, por mbetet forcë e parë! Rritet PS, partitë e vogla asnjë shans për të marrë mandat

PD mban Dibrën, rritet lehtë PS nga sondazhi i një jave më parë! LSI s’merr as votat për një mandat

Si do votonit nëse e merrni vendimin në fund, të pavendosurit mbeten të tillë! Vetëm 21% do të ndaheshin mes PS, PD-AN dhe LSI

Sipas sondazhit të Piepolit, PS fiton 69-73 mandate ose 48-52 % të votave në rang vendi. Në krahasim me zgjedhjet e 2017 ku morën 43 mandate, PD dhe aleatët njohin rritje ku sipas sondazhit të sotëm mund të marrin 39-43 % të votave e përkthyer në 56-58 mandate.

Ajo që shënon tkurrje të votave krahasuar me 2017 është LSI, e cila merr 3.5-7.5 % të votave e përkthyer në 8-10 mandate. Në rang vendi lufton për dy mandate edhe partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim dhe Partia Nisma Thurje, ndërsa PSD e Tom Doshit lufton për një mandat.

Ndalur në votat që merr secila parti në qarqet kryesore, PS-ja lufton deri në 20 mandate në Tiranë, e ndërsa surpriza e kryeqytetit është ‘Nisma Thurje’ ku mund të marrin deri në 2 mandate. Nga ana tjetër, PD dhe LSI ruajnë të njëjtat rezultate si në 2017. Në qarkun e Durrësit, PS-ja duhet të arrijë objektivin maksimal të vendosur, që Rama të marrë mandatin, e ndërsa demokratët kanë pësuar një rritje. Tkurrje LSI-ja ka në Elbasan, e ndërsa Rudina Hajdari e cila kryeson listën e ‘Nisma Thurjes’ në këtë qark, nuk do merrte në mandat nëse zgjedhjet do të bëheshin sot.

Për herë të parë sondazhi i Piepolit ka pyetur qytetarët edhe për vendimin për blerjen e vaksinave ruse dhe kineze në luftën ndaj COVID-it. 60% e shqiptarëve e kanë cilësuar si një strategji e dobishme, teksa kanë pasur kritika për kryedemokratin Lulzim Basha për takimet e tij elektorale që janë bërë në shkelje të rregullave anti-COVID. Ndërsa mungojnë, 18 ditë nga zgjedhjet, bie në sy fakti që një numër shumë i lartë i qytetarëve nuk kanë vendosur ende nëse do të shkojnë të votojnë. 56% janë të pavendosur ndërsa 19% thanë se do ta lënë fletën e bardhë.