1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SPAK nis hetimin pasuror të biznesmenit Pashk Rrapi i “Alesio-2014” i arrestuar për trafik droge

SPAK nis hetimin pasuror të biznesmenit Pashk Rrapi i “Alesio-2014” i arrestuar për trafik droge

Prokuroria e Posaçme do të nisë verifikimet për 53-vjeçarin Anton Gjinaj ndaj të cilit është lëshuar një urdhër ndalimi nga Spanja për vuajtjen e një dënimi si anëtar i një grupi kriminal që trafikonte heroinë.

SPAK para se të vendosë nëse do të ketë një hetim pasuror për biznesmenin Gjinaj, pritet ti drejtohet autoriteteve spanjolle për të verifikuar nëse është i njëjti person dhe më pas të marrë në dorëzim vendimin e dënimit të tij.

Referuar të dhënave zyrtare në qendrën kombëtarë të biznesit, Gjinaj ushtronte biznesin e tij në Shqipëri dhe ndaj tij nuk ka pasur ndonjë urdhër arresti, kjo për shkak të mungesës së një marrëveshje ekstradimi mes vendit tonë dhe Spanjës.

Anton Gjinaj rezulton të jetë administrator i kompanisë “Alesio 2014” që operon në fushën e ndërtimit si dhe pronar i një kompanie të transportit të mallrave.

Lajmin për arrestimin e tij e bëri të ditur mediat malazeze, që raportojnë se Gjinaj u arrestua në fshatin Boxhaj, pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe Gjykata pritet të vendos për ekstradimin e tij.

Bazuar në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit rezultoi se që ky person kërkohej nga Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.

E njëjta media, thotë se Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës.