1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke kërkuar azil! Eshtë i zhytur kokë e këmbë në korrupsion Ja si po tenton të kapë Kushtetuesen!

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke kërkuar azil! Eshtë i zhytur kokë e këmbë në korrupsion Ja si po tenton të kapë Kushtetuesen!

Avokat Spartak Ngjela, në një intervistë për gazetën “SOT” ka analizuar situatën politike në vend dhe krizën me Gjykatën Kushtetuese.

Sa u takon përplasjeve mes qeverisë dhe presidentit, avokati e sheh Ilir Metën si të trembur nga reforma në drejtësi. Madje ai deklaroi se nëse do shkarkohej tani me shumë gjasë do të përfundonte si Gruevski duke kërkuar azil në vende të ndryshme.

Duke u ndalur te Gjykata Kushtetuese, Ngjela tha se Meta po tenton ta kapë atë duke futur njerëzit e tij të besuar. Ndërkohë sipas avokatit kur të ngrihet Byroja e Hetimit do të nisë dhe lufta kundër korrupsionit.

-Zoti Ngjela, vendi duket se është në një situatë jo normale. Përplasjet politike vijojnë, ndërsa më protagonist është presidenti Ilir Meta. Edhe në ditën e Çlirimit ka vijuar me akuzat dhe sulmet ndaj qeverisë.

Meta kuptohet qe ka shthurje mendore, por kjo i vjen nga frika. Duhet të kemi parasysh që njeriu i trembur kur është në një pozicion të lartë shtetëror ose kalon në tirani ose kur nuk ka forcë kërkon të krijojë pështjellim. Meta është i rrezikuar së pari nga shkeljet e mëdha kushtetuese që ka bërë.

-Partia Socialiste nisi një proces shkarkimi ndaj tij, por u tërhoq më pas…

Kuptohet që socialistët u tërhoqën nga akti për ta pushuar si president sepse do kenë ndërhyrë ndërkombëtarët. Pasi siç duket krijohej një precedent i parakohshëm. Gjithashtu mendoj se pushimi i Metës nga Parlamenti krijonte edhe një mundësi të një përplasje institucionale në Shqipëri për faktin se nuk kishte Gjykata Kushtetuese. Të gjitha këto e kanë tërhequr mazhorancën që të mos e marri këtë veprim.

Mirëpo çfarë ndodh në këto kushte, politika amerikane dhe sidomos ambasadorja Yuri Kim kërkon me çdo kusht Gjykatën Kushtetuese. Pse kërkohet Gjykata Kushtetuese me një ngulm të tillë? Pse është acaruar Meta? Po të mos ishte acarimi i Metës nuk do ta lidhnim kërkesën urgjente për Gjykatën Kushtetuese me të, por përderisa Meta ka humbur ekuilibrin në këtë formë që kërkon kryengritje popullore ditën e festave të Çlirimit dhe të Pavarësisë, atëherë kuptohet që diçka luante Meta.

Një nga arsyet kryesore që mazhoranca nuk e ka çuar deri në fund shkarkimin e tij në fillim, mendoj se ka qenë edhe fakti që, me mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Meta mund të kërkonte strehim politik si Gruevski miku i tij.

-A e tremb Metën ngritja e Gjykatës Kushtetuese? Pasi po shohim një luftë të fortë për kapjen e saj.

Fakti që Meta flet me këtë gjithë kuptohet që Gjykata Kushtetuese që po formohet tremb dhe mund të shkojë në shkarkimin e tij nga mazhoranca. Por, këtu lind pyetja: Pse është i trembur Meta për Gjykatën Kushtetuese? Në të vërtetë acarimi i Metës është me ndërkombëtarët, sidomos me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila ndërhyri në mënyrë drastike kundër emërimit në Gjykatën Kushtetuese të Sonila Bejtjes, e cila dihet që është e Metës. KED me kryetaren e saj ranë në gabim juridik, sepse kjo kandidate nuk i plotëson kushtet për të qenë në Gjykatë Kushtetuese.

Atëherë pse është servirur me ngulm, kur ka shkelje kushtetuese, emërimi i saj? Sepse e ka kërkuar Meta. Po veprimi i politikës amerikane kundër këtij veprimi jo ligjor çfarë ka sjellë? Ky akt e ka rritur më shumë frikën e Metës. Por Meta është i paaftë për ta kuptuar këtë. Ai nuk ka më mundësi të drejtojë në politikën shqiptare. Sepse, e para ishte një artificë zgjedhja e tij. E dyta nuk ka aftësi fare për të drejtuar shoqërinë në nivele të larta dhe e treta është personazh shumë i korruptuar.

Gjithçka që ai ka ngritur në politikë në 15 vitet e fundit, kanë qenë paratë që ka marrë nga shtetit duke qenë kryeministër apo zëvendëskryeministër, me akumulimet e tij të korrupsionit dhe paratë që ka hedhur në manipulimin e zgjedhjeve ose në blerjen e votave për atë përqindje të vogël që ka në Parlament, duke kaluar nga një anë në tjetrën. Gjithsesi eliminimi i tij do të jetë një sukses për Shqipërinë, por nuk do të jetë i vetmi Meta. Në Shqipëri ka një shprehje popullore “T’heqtë këmbën zvarrë”, që do të thotë do vazhdojë edhe ndaj të tjerëve.

-Ju e analizuat shumë qartë betejën për Kushtetuesen, por si e shihni faktin që nuk kemi ende gjykatë sot?

I gjithë problemi për ecurinë e Gjykatës Kushtetuese është tek numri. Por fakti që ndërkombëtarët dhe sidomos politika amerikane kërkon me ngulm një Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri është një shenjë pozitive për të ardhmen e Shqiptarëve. Shteti shqiptar ka qenë bastard dhe vazhdon të jetë i tillë. Këtu kanë drejtuar njerëz që nuk kanë pasur lidhje fare interesin kombëtar shqiptar.

Fati i shqiptarëve ishte që, për të riparuar këtë fatkeqësi historike të vendit, hyri politika amerikane dhe deri diku politika gjermane. Nëse ndërkombëtarët do ta çojnë deri në fund ne do shpëtojmë, por nëse ata nuk e çojën deri në fund çfarë kanë nisur sepse mund të ketë ndonjë përplasje ndërkombëtare Shqipëria do qëndrojë kështu e varfër, me njerëz që kërkojnë të ikin nga vendi, sepse politikanët tanë jo vetëm që nuk dinë të drejtojnë, por as nuk janë me shqiptarët, ata janë kundër Shqipërisë

-A do të sjellë viti 2021 hetime politikanësh?

Sigurisht nëse nuk fillon Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mund të kemi dot hetime ndaj politikanëve. BKH-në duket sikur e kanë frenuar të dy krahët, sepse të dy krahët e politikës rrezikojnë nga hetimi, për faktin që kanë futur duart në partë e shtetit në korrupsion. Por, sipas të dhënave, formimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit është vetëm çështje ditësh, sepse janë përzgjedhur 30 hetues dhe pritet 30 të tjerë që janë të trajnuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi, këto janë të dhëna që duhen investiguar. Shenjat janë që BKH mund të fillojë të veprojë brenda dhjetorit.