THIRRJA: Duhen politikanë të rinj, të pastër, thonë Basha, Berisha, Mediu, Dash Shehi…

THIRRJA: Duhen politikanë të rinj, të pastër, thonë Basha, Berisha, Mediu, Dash Shehi…

Duke bërë edhe një herë thirrje për të ardhur në protestën e 27 janarit, eksponentë të opozitës së bashkuar deklaruan se vjetërsira politike me emrin Edi Rama duhet të ikë.

“Ky dinosaur i politikës së vjetër duhet të shporret”, deklaroi Sali Berisha, një mjek i ri pranë Partisë Demokratike që ende këmbëngul të qëndrojë në Shqipëri, sepse ky vend mund të bëhet.

Loading...

“Mund të kisha ikur në Gjermani si shumë moshatarë të mi. Ende kam dyshimet e mia. Por dua të kontribuoj në Shqipëri, sepse pa Edi Ramën ky vend mund të ketë shpresa”, tha djaloshi.

Në vijim, para mediave doli asnjëherë ministri dhe i paakuzuari për asgjë, asiherë gjallë në botë, kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Qeveria e drogës…Ky vend… Unë do sjell kalamajtë e mi në protestë… Ata që kam…. Po të kisha më shumë, do t’i sillja të gjithë…”, tha disa fraza të shkëputura Basha, për t’u rikthyer fuqishëm:

Loading...

“Ah, po. Shqipëria ka nevojë për politikanë të rinj, të pastër, të paprekur nga korrupsioni i pushtetit. Rama ik!”

Në vijim i bëri thirrje popullit gjimnazisti Petrit Vasili, që kërkoi një shëndetësi publike vërtet falas dhe të lirë nga vargonjtë e korrupsionit.

“Vëllezër. Unë dhe shokët e mi, dikur e donim Edi Ramën. Por pas kësaj që ka bërë, unë e urrej! Ah, more…” u përlot i riu Vasili dhe e larguan nga podiumi.

Studenti Dashamir Shehi kërkoi uljen e tarifave shkollore. “Por qeveria e ktij Edit nuk e bo. Pse s’e bo, thu tina? Se do me i mor lekët për vete mër jahu! Pse mër plak, me paret e rakis seme do me vu dhjam ai e? Çere thu ti me? Ku jena ktu me?”

Në përfundim, folësit u bashkuan njëzëri në thirrjen drejtuar popullit, për ta rrëzuar Edi Ramën, ose të paktën, t’ja shkundin pak karrigen sa t’i merren mendtë, për të sjellë në krye të vendit alternative të pastra, demokratike, ekologjike, eolike etj.

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Bën vaki dhe s’e kuptojnë të gjithë, por s’ka gjë. Prandaj qeveria ka nxjerrë në treg edhe barcaleta me policë        

Komento
Loading...

COMMENTS

15000

Loading…

Mos e Humbisni
Mashtrues, kthejani opozitën të zotërve!

Close