1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vendimi për taksat: Rama njofton heqjen e tatim fitimit për biznesin e vogël deri në 14 milion xhiro. Zero TVSH deri në 10 milionë lekë xhiro

Vendimi për taksat: Rama njofton heqjen e tatim fitimit për biznesin e vogël deri në 14 milion xhiro. Zero TVSH deri në 10 milionë lekë xhiro

Kreu i Qeverisë, Edi Rama së bashku me ministren e Financave, Anila Denaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë njoftuar se nga korriku kanë hyrë në fuqi vendimet për të përjashtuar biznesin e vogël me xhiron deri në 14 milion lekë nga tatim fitimi.

Kryeministri tha se edhe bizneset e vogla që janë nën 10 milion lekë xhiro, do të përjashtohen edhe nga TVSH-ja, por edhe nga tatim fitimi.

“Sot me vendim të Kuvendit të Shqipërisë qysh në muajin korrik bizneset e vogla të cilat kryejnë xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitimi, zero.

Ndërsa bizneset e vogla deri në 10 mln lekë të reja s’paguajnë TVSH, zero. Këtë mbështetje dhe kornizë në Shqipëri e ka si i vetmi pa taksa dhe pa TVSH deri në 10, pa taksa dhe me TVSH deri në 14 mln lekë të reja.

Të gjithë anëtarët e komunitetit të biznesit të vogël, paguanin 10% tatimin mbi fitim. Rreth 60 mijë tatim pagues.

Këto biznese jo vetëm paguanin 10%, por edhe një tjetër për pushtetin vendor.

Tatim i 2-fishtë, që më pas në periudhën tonë filloi të zhbëjë deri sa vijnë në këtë moment që është historik , super nxitës për ata që merren me biznes të vogël, apo duan të krijojnë punë e 0 taksë dhe 0 TVSH, deri në 10 milionë lekë të reja, dhe vetëm TVSH deri në 14 milionë lekë të reja.

Shifër domethënëse është se shteti dhe qeveria i ka marrë biznesit të vogle nga 2006-2013, 19 miliardë lekë tatim. Ndërsa nga 2014-2019, biznesi i vogël ka paguar vetëm 5.3 miliardë, ky është fakt ”- tha Rama