osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vettingu: Strasburgu jep vendimin e parë për Shqipërinë, rrëzon padinë e Altina Xhoxhajt, ish- gjyqtare e Kushtetueses

Vettingu: Strasburgu jep vendimin e parë për Shqipërinë, rrëzon padinë e Altina Xhoxhajt, ish- gjyqtare e Kushtetueses

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka rrëzuar pretendimet e gjykatëses Altina Xhoxhaj, për shkarkim të parregullt nga detyra pas procesit të vetingut.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Strasburgut thotë se në çështjen Xhoxhaj kundër Shqipërisë nuk kishte shkelje disa neneve që pretendonte gjyqtarja Xhoxhaj, si e drejta për proces të rregullt, pretendimi për parregullsi në procedura, e të tjerë.

Vendimi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Me shumicë votash (6 kundër 1) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 (e drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për sa i përket pretendimit për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë të organeve të vetingut,

Me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 për sa i përket pretendimit për parregullsi të procedurave,

Me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 për sa i përket pretendimit për mosmbajtjen e një seance publike përpara Kolegjit të Apelimit,

Me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 për sa i përket pretendimit për shkelje të parimit të sigurisë juridike, dhe

Me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare).

Shkarkimi

Çështja shqyrtoi shkarkimin nga detyra të një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese në vijim të procedurave të filluara ndaj saj, si pjesë e një procesi të jashtëzakonshëm për rivlerësimin e përshtatshmërisë në detyrë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, i njohur ndryshe si procesi i vetingut.

Çështja e kërkueses u shqyrtua nga organet e vetingut, dhe Kolegji i Apelimit, pasi e mori çështjen në shqyrtim në dhomë këshillimi, la në fuqi shkarkimin e saj nga detyra.

Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte shkelje të nenit 6 / 1, pasi organet e vetingut kishin qenë të pavarura dhe të paanshme, procedurat kishin qenë të rregullta, shqyrtimi i ankimit të kërkueses në seancë publike nga Kolegji i Apelimit nuk kishte qenë i domosdoshëm dhe nuk ishte shkelur parimi i sigurisë juridike.

Për më tepër, Gjykata konstatoi se nuk kishte shkelje të nenit 8, pasi shkarkimi nga detyra kishte qenë proporcional dhe ndalimi i përhershëm ligjor për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore kishte qenë në përputhje me garantimin e integritetit të detyrës së magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.