VIDEO/ “Meta vjen i maskuar”, Rama merr në telefon Damian Gjiknurin: Hë mo, do e bësh tërmet Vlorën?

VIDEO/ “Meta vjen i maskuar”, Rama merr në telefon Damian Gjiknurin: Hë mo, do e bësh tërmet Vlorën?

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një tjetër telefonatë që ka zhvilluar me drejtuesin politik të qarkut Vlorës, Damian Gjiknuri, të cilit me ironi i thotë, “hë mo do bësh tërmet”.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ça bëhet Damian?

Gjiknuri: Po mirë mo ja punë, fushatë, takime.

Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo?

Gjiknuri: Vallaj kam qejf të bëhet fitorja e duhur e ta them edhe një herë atë fjalë tërmet se aty e ka lezetin.

Rama: Si shkon andej puna?

Gjiknuri: Mirë e përgjithshmja mirë takime ntenssitet njerëait kanë interes për fushatat ka dhe problematika e rëndësishme që ka pasur fushatë të qetë s’ka pretendime nga pala tjetër

Rama: Ca pretendihmesh?

Gjiknuri: Po qetë ka qenë

Rama: Leskua ç’bën Leskua

Gjiknuri: Po mirë atë punën e tij secili bën punën e tij me elektoratin e tij

Rama: Po ky ka ardhur ky këtej keto dite?

Gjiknuri: Kush presidenti?

Rama: Eeee Presidenti i futbollit

Gjiknuri: Po presidenti vjen se presidenti atë punë, vjen i maskuar, ka atë mënyrën e tij nuk del në tribunë por punon pas dyerve.

Rama: Me OFL apo kap ca të kapësh ku të dali. O Zot o Zot.

Gjiknuri: LSI këtu sikur e ka humbur toruan, nuk sheh përfaqësi në Vlorë, nuk e gjejnë veten.

Rama: Po me komunitetin çam po ecin kontaktet? Gjithcka mirë?

Gjiknuri: Mirë, e mirëpresin lëvizjen tonë që PS me ne fund ka vënë një kandidaturë came që është te rrezja e fitores e ata do kene shans per perfaqesim

Rama: Jo kandidaturë came por goxha grua që s’është hajde të kapim ndonjë…

Gjiknuri: Edhe mësuese edhe qytetare e mirë.

Rama: Fate Velaj çbën vazhdon fushatën dhe ai?

Gjiknuri: Vazhdon mbështet PS në cdo takim të gjithë ish deputetet por dhe deputetet janë aktiv, jhanë mbëshetës poër fushatën e kjo është gjë e mirë e frymë e mirë te PS

Rama: Okej bukuri unë po iki për në Korcë tani por ti e di Vlora nuk më ikën nga koka, më është fut edhe Durrësi tani edhe…

Rama: Forca ta bëjmë një tërmet atje