1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vogëlushja me fustanin e bardhë dhe dh.una mes nesh

Vogëlushja me fustanin e bardhë dhe dh.una mes nesh

Nga Alba Malltezi

Në videon e ngjarjes në Kavajë mos shihni asgjë, vëreni vetëm vajzën e vogël me fustanin e bardhë që sheh njeriun që g.odet me egërsi të moshuarin në lokal.

Kur dh.una errëson mendjen deri në pikën që një qytetar sillet në këtë mënyrë, shoqëria është më shumë se në një alarm.

Eshtë në një gjendje të rrezikshme mbij.etese. Ai qytetar kavajas nuk ka rr.ahur fqinjin që i kërkonte të mos hidhte plehrat, apo cilido qoftë konflikti civil mes tyre (nëse version i raportuar deri më tani është i saktë), ai qytetar i dh.unshëm ka traumatizuar krijesën më të ëmbël e më të vyer që qëlloi aty: atë vogëlushe të mitur.

Kur flasim për qytetërim, kur flasim për mirësjellje, edukatë, kur kërkojmë të masim fjalët e pas fjalëve veprimet, kërkojmë pikërisht këtë: që askush të mos përjetojë skena të tilla dramatike, t.ragjike. Askush, në një shoqëri të qytetëruar nuk e meriton.

Nëse dy fqinjë kanë një konflikt kaq absurd, kur dy fqinjë grinden për plehrat, është Shteti ai që duhet të bëhet arbitër i drejtë dhe i duruar, por ne shqiptarët e shkatërruam shtetin dhe më e keqja, disa prej nesh adhurojnë ata që e shkatërruan dhe dh.unën na e ofrojnë si bukën e përditshme.

Kudo sheh e dëgjon rreth e rrotull njerëz që pas fjalëve, opinioneve të ndryshme, nisin k.ërcënimin fizik: Hajde takohemi, ke për të parë si ta thyej surratin, do ta shohësh si do ta ç.aj kafkën, do të të bëj këtë e do të të bëj atë.

Dhe vjen një ditë që kjo gjë ndodh. E si gjithmonë v.iktimë janë më të brishtët, të moshuarit, fëmijët, vajzat dhe gratë.

Sa herë që ashpërsoni gjuhën dhe ngrini dorën, përpiquni të mos mendoni për egon tuaj të sëmurë, mendoni për fëmijët, mbesat e nipërit, vogëlushët e shkallës, lagjes, qytetit, fshatit; kurrë një fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë, shohë apo përjetojë dh.unë.

Mendoni se vogëlushja me fustanin e bardhë është vajza, fëmija i të gjithëve. Ti thërrasim mendjes sa nuk jemi tepër vonë, shqiptarë të mirë e të sjellshëm.