Vret veten djali i Fidel Castro, fizikant i njohur

Vret veten djali i Fidel Castro, fizikant i njohur

Vret veten djali i Fidel Castros. Fidel Ángel Castro Diaz-Balart, 68-vjeçari, i biri i ish-udhëheqësit të Kubës, u gjet mengjesin e djeshem i pajete, raporton BBC.

djali

Loading...

Ai thuhet se ka vuajtur nga depresioni dhe ne kushte te tilla i ka dhene fund jetes.

Djali i parë i presidentit të ndjerë u quajt “Fidelito”, për shkak të ngjashmërisë familjare.

Ai ishte një fizikant bërthamor, i trajnuar nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Loading...

“Fidel Castro Diaz-Balart, i cili ishte trajtuar nga një grup mjekësh për disa muaj për shkak të depresionit të thellë i dha fund jetës”, raportoi gazeta zyrtare e Kubës, Granma.

Televizioni shtetëror tha se ai kishte marrë trajtim mjekësor si një ambulator në muajt e fundit, pas një qëndrimi në spital.

Në kohën e vdekjes së tij, ai ishte këshilltar shkencor për Këshillin e Shtetit Kuban dhe ai shërbeu si nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës.

Ai drejtoi programin bërthamor të ishullit nga 1980 në 1992, përpara se të pezullohej pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik.

Castro Diaz-Balart erdhi pas marteses së shkurtër të babait të tij me Mirta Diaz-Balart, vajzën e një politikan të shquar para revolucionit.

Familja e nënës se tij mbeti figura më e shquar në komunitetin anti-Kastro në Florida. Kushëriri i tij Mario Diaz-Balart është një kongresmen amerikan.

Babai i tij, Fidel Castro, figurë revolucionare dhe një nga udhëheqësit politikë më të gjatë në botë, vdiq dy vite me pare.

Komento
Loading...

COMMENTS

15000

Loading…

Mos e Humbisni
Kërcënim “berishian”: Shitja e detit vetëm ashtu siç e bëra unë, ndryshe…! (Video)

Close