Zbardhen kërkesat e 65 kontrollorëve të aeroportit të Rinasit për Ballukun

Zbardhen kërkesat e 65 kontrollorëve të aeroportit të Rinasit për Ballukun

Një kontrollore e AlbControl ka zbardhur për mediat kërkesat që ka ajo dhe kolegët e saj për ministren Belinda Balluku dhe qeverinë për t’i dhënë fund pezullimit të punës.

Në fakt, kontrollorja pretendon se dje ka nënshkruar formularin e paaftësisë në punë, teksa thekson se është shkarkuar.

Për të, kërkesa e parë dhe e panegociueshme është kthimi i kontrollorëve të trafikut ajror në punë që u shkarkuan dje.

Po ashtu kërkohet zgjidhje për formularin e paaftësisë së përkohshme në punë dhe zgjidhjen e kontratës së punës.

1/ Kusht i panegociueshëm, kthimi i kontrollorëve të trafikut ajror që ajo ka hequr ditën e djeshme mes të cilëve dhe unë. Shfuqizim i vendimeve të bordit.

2/ Skemat e kompetencës, kam plotësuar gjithë formularin ashtu siç duhet bërë. Në rast kur unë nuk e plotësoj, dhe jam e stresuar, gjobitem me 2 milion lekë. E plotësova në fund të turnit.

3/Zgjidhje e kontratës së punës, duhet të paraqitem për të zgjidhur, nëse unë kam pretendime. Pata diskutim me ministren, nuk e quan shkarkim. S’di ç’mund të quhet tjetër shkarkim. Dua të ballafaqohem. Duhet ta heqim këtë pikë.’’- tha kontrollorja.

4/Rikthimi i pagës së plotë pas shkurtimit me 62% vitin e kaluar.

5/Financat e 2020 të jenë transparente dhe një anëtar sindikate në bord.