1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zef Brozi: SPAK duhej të fillonte punën me hetimin e Gërdecit, 21 janarit, “Hajdarit”, grushtit të shtetit të 14 shtatorit e deri te afera e CEZ

Zef Brozi: SPAK duhej të fillonte punën me hetimin e Gërdecit, 21 janarit, “Hajdarit”, grushtit të shtetit të 14 shtatorit e deri te afera e CEZ

Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi ka akuzuar politikanët e lidhur me krimin dhe të zhytur në korrupsion, si bllokuesit realë të Reformës në Drejtësi.

Brozi thotë se se këta politikanë, teksa i frikësohen ndëshkimit nga ana e drejtësisë për krimet dhe abuzimet që kanë bërë po bllokojnë ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Ish kreu i Kasacionit thotë se është imediate nga ana e Parlamentit zbutja e disa kritereve të rekrutimit të gjyqtarëve, që kanë të bëjnë me përvojën apo gradat, pa ceduar asnjë moment në procesin e Vettingut, i cili për të duhet të përfundojë brenda dy viteve.

Njëherësh Brozi thotë se është e turpshme dhe e papranueshme që një gjyqtar i Kushtetueses i zgjedhur ligjshmërisht të refuzohet nga Presidenti për t’u betuar, duke rrezikuar në këtë mënyrë pavarësinë e gjyqësorit, që mund të mbetet në humorin e Presidentit.

Brozi thotë se duhet të shmangen përplasje të tilla dhe gjyqtarët e rangjeve të larta të betohen brenda institucionit të tyre. Tepër i ashpër ai ka qënë ndaj punës së SPAK. Sipas tij Prokuroria Speciale duhej ta kishte filluar punën me dosjet e mëdha.

“Akti terrorist i 21 Janarit, Gërdeci, Rruga e Kombit, afera e “CEZ”, Vrasja e Azem Hajdarit, Grushti i Shtetit i 14 Shtatorit 1998, 1997-ta, koncesionet e prokurimet publike korruptive, etj., duhet të ishin çështjet e para të hetimit nga SPAK. Provat për këto krime monstruoze janë të shumta.

Madje ka disa dëshmitarë shumë të rëndësishëm që po u luten SPAK e Drejtësisë që të thirren për të dëshmuar dhe akoma SPAK hesht. Kjo heshtje e mosveprim i SPAK-ut është dhe këmbanë alarmi për drejtësinë që shqiptarët presin nga Reforma në Drejtësi”, thotë Brozi.

Partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA e BE janë investuar shumë për ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë. Deri më tani vijon ngërçi në Gjykatën Kushtetuese por dhe në Gjykatën e Lartë, që janë jashtë funksionit. Pse politika po përdor të gjitha mënyrat për t’i bllokuar?

Faktet tregojnë se disa politikanë në Shqipëri gjatë gjithë këtyre 30 viteve nuk e kanë dashur dhe as nuk duan një gjyqësor dhe prokurori realisht të pavarur dhe me integritet. Ata i duan gjyqtarët e prokurorët vasalë e roje besnike të tyre. Përshëndes Ambasadoren e nderuar të SHBA, Yuri Kim dhe Ambasadorin e nderuar të BE-s Luigi Soreca për gjithçka po bëjnë që Reforma në Drejtësi të jetë e suksesshme.

Disa politikanë, pushtetarë e ish-pushtetarë që i frikësohen ndëshkimit nga drejtësia për krimet dhe korrupsionin që kanë kryer duke abuzuar me pushtetin, në pamundësi (apo edhe shpresë ) për ta zhbërë plotësisht, po e sabotojnë me gjithçka munden zbatimin e Reformës në Drejtësi, pra edhe plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Parlamenti, Qeveria, Presidenti, organet e Drejtësisë, institucionet e Vetingut dhe institucionet e tjera janë përgjegjëse pa asnjë justifikim për ecurinë dhe përfundimin me sukses të kësaj reforme. Edhe organet e reja të drejtësisë duket se po punojnë me ritme tepër të ngadalta dhe jo efektive.

Kjo situatë ështe e papranueshme dhe nuk duhet toleruar më tej. Parlamenti, qeveria dhe ndërkombëtarët duhet menjëherë të analizojnë shkaqet dhe marrin masat për të plotësuar e shtuar stafet dhe për të akorduar buxhetin e nevojshëm për institucionet e Drejtësisë dhe sidomos përshpejtimin e vetingut. Do të ishte e tepër e rrezikshme dhe kriminale nëse politika kontrollon, dikton apo saboton edhe institucionet e reja të drejtësisë.

Duke nxjerrë mësime edhe nga përvoja e këtyre viteve pas miratimit të ligjeve për Reformën në Drejtësi, Parlamenti duhet të bëjë edhe ndryshimet e shtesat e nevojshme në legjislacion. Mendoj se kriteret e vëna për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe në institucionet e reja të Drejtësisë janë tepër kufizuese dhe nuk kanë mbajtur parasysh realitetin anormal shqiptar dhe as synimin e vetë Reformës. Prandaj sugjeroj që kriteret të rishikohen dhe të kenë të drejtë aplikimi sidomos brezi i ri i juristëve, që kanë të paktën 5 vjet përvojë, pa kushtëzuar me pasjen e gradave e titujve shkencor.

Edhe procedura e shpalljes së vendeve vakant duhet ndryshuar dhe të mos lihet në dëshirën e Presidentit, Parlamentit a kujtdoqofte, por vetë Gjykata të bëjë shpalljen brenda një dite nga mbarimi i mandatit të gjykatësit dhe të njoftojë institucionet përkatëse (Parlament, President, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, etj.). Brenda tre ditëve nga shpallja e vakancave duhet të fillohet procedura e aplikimeve.

Edhe afati maksimal për vetingun e aplikantëve duhet të përcaktohet me ligj. Përvoja shqiptare imponon që çdo ligj të parashikojë edhe parandalimin e bllokimit nga institucioni që i jepet kompetenca. A nuk është e turpshme dhe paradoksale që një gjykatës i zgjedhur të skualifikohet se Presidenti nuk pranon që ajo apo ai të bëjë betimin para tij?

Çfarë do të ndodhte nëse Kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk do të pranonte që presidenti i zgjedhur (më saktë i emëruar) të betohej para tij? Mendoj se do të jetë më praktike që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë ta bëjnë betimin në këto gjykata para trupës së gjykatësve. Mbase edhe ky formalitet do të ndikonte pozitivisht në pavarësinë e gjykatësve nga e ashtuquajtura “besnikëri ndaj Presidentit”.

Edhe kriteri i mbajtjes së radhës nga Presidenti e Parlamenti për zgjedhjen e Gjykatësve është paradoksal dhe na kujton radhët e qumështit të para viteve 90’ kur njerëzit edhe grindeshin për radhën. A nuk u shamatosën egërsisht për radhën e zgjedhjes së disa gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese Presidenti me Parlamentin dhe KED, madje e bënë problem ndërkombëtar e na turpëruan si shtet në sytë e botës?

Mendoj se duhen marrë të gjitha masat që vetingu i gjyqtarëve e prokurorëve të kryhet brenda dy viteve. Zvarritja e këtij procesi për shumë vite të tjera ka pasoja të rënda për drejtësinë si dhe për qytetarët.

Për fatin e keq të Shqipërisë politikanët kampion të shkatërrimit të drejtësisë dhe terrorizimit e persekutimit të kujtdo gjyqtari a prokurori që tentoi të mos i bindej urdhërave e diktatit të tyre dhe politikës janë akoma agresivë në politikë dhe ata e klani i tyre bëjnë gjithçka munden t’i shpëtojnë vënies së tyre para drejtësisë, madje edhe duke destabilizuar vendin sa herë munden.

Deri më tani, SPAK nuk ka në dorë dosjet e rënda të krimit dhe abuzimit politik në Shqipëri. Duket sikur u vjen anash, pa guxuar të prekë dosje të tilla si “Gërdeci”, “Rruga e Kombit”, “21 janari” apo deri dhe vrasjen e Azem Hajdarit e koncesionet. Çfarë e pengon Prokurorinë Speciale të veprojë, përderisa ka dhe mbështetje të madhe ndërkombëtare?

SPAK u krijua pikërisht për të hetuar e vënë para drejtësisë së pari pushtetarë e ish pushtetarë të rangjeve të larta për krimet dhe korrupsionin e tyre, kushdo qofshin ata. Akti terrorist i 21 Janarit, Gërdeci, Rruga e Kombit, afera e “CEZ”, Vrasja e Azem Hajdarit, Grushti i Shtetit i 14 Shtatorit 1998, 1997-ta, koncesionet e prokurimet publike korruptive, etj., duhet të ishin çështjet e para të hetimit nga SPAK.

Provat për këto krime monstruoze janë të shumta. Madje ka disa dëshmitarë shumë të rëndësishëm që po u luten SPAK e Drejtësisë që të thirren për të dëshmuar dhe akoma SPAK hesht. Kjo heshtje e mosveprim i SPAK-ut është dhe këmbanë alarmi për drejtësinë që shqiptarët presin nga Reforma në Drejtësi.

Dua të shpresoj që SPAK, BKH dhe institucionet e tjera të Drejtësisë do të fillojnë pa vonesa të mëtejshme edhe çështjet e sipërpërmendura dhe do të hetojnë e ndëshkojnë me kurajo, pa asnjë tolerim e kompromis korrupsionin e ish pushtetarëve e pushtetarëve të lartë të çdo kohe, kudo qofshin ata. /M.Nikaj-TemA