HomeAktualitet

1.2 mln euro në “dëm” të shtetit?! Sot seanca gjyqësore e zyrtarëve të Ministrisë së Financave

1.2 mln euro në “dëm” të shtetit?! Sot seanca gjyqësore e zyrtarëve të Ministrisë së Financave

Ka munguar në seancën për vlerësim sekretari i ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. Nga burimet mediatike mësohet se prej dy ditësh ai është i shtruar në spitalin e Kardiologjisë për probleme me zemrën.

Në gjykatë janë Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues dhe avokatët Hazizi dhe Genc Gjokutaj

Të tre zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre. Arrestimi i tyre erdhi pas hetimeve për të pandehurin Ilir Thana, i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që mendohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.