HomeAktualitetKryesore

1 Maji në Shqipëri festë, Parisi “tym e flakë”

1 Maji në Shqipëri festë, Parisi “tym e flakë”

Në mbarë botën u zhvilluan protesta për të kujtuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve. Në disa qytete, protestat ishin paqësore dhe parakalime me pankarta në duar për më shumë të drejta, ndërsa në disa shpërtheu dhuna.

Te grupi i dytë futen protestat e organizuara në Paris. Qindra tubues u derdhën në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit francez dhe shpejt, ato që duhej të ishin protesta paqësore, u shndërruan në dhunë e kaos.

Protestuesit sulmuan dyqane të ndryshme, që për grupe të vogla anarkiste janë simbol i kapitalizmit dhe shfrytëzimit të klasës punëtore.

Policia në Paris ka përdorur pompat e ujit për të shpërndarë një tubim të fuqishëm. Mes demonstrimeve të majit, individët e maskuar kanë hedhur bomba tymi dhe u kanë vënë zjarrin automjeteve të parkuara në kryeqytetin francez.

Pamjet nga Parisi, tregojnë skena kaotike, teksa policia përpiqej për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm duke ridrejtuar turmën e marshuesve paqësorë në rrugët anësore. Zhurmat e forta dëgjohen në sfond, ndërsa tymi dhe gazi lotsjellës zbresin nëpër rrugë.

Policia tha se ishin rreth 1.200 individë “të mbuluar dhe të maskuar” midis demonstruesve të Ditës së 1 Majit në urën Pont d’Austerlitz në Parisin qendror.