HomeAktualitetKronike

10 vite nga v.rasja e ish-deputetit Xhindi, Balla: Nuk e kemi harruar, drejtësia do e zbardhë!

10 vite nga v.rasja e ish-deputetit Xhindi, Balla: Nuk e kemi harruar, drejtësia do e zbardhë!

Është përkujtuar sot në Roskovec ish-deputeti i ndjerë Fatmir Xhindi i cili u v.ra në oborrin e shtëpisë.

Në ceremoninë përkujtimore kanë qenë të pranishëm kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, deputetë të maxhorancës e përfaqësues lokalë.

Nga kjo ceremoni, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se drejtësia e re do e zbardhë v.rasjen e Xhindit.

“Ne nuk e kemi harruar detyrën që ka lënë pas largimi i Fatmir Xhindit. Jemi të keqardhur që institucionet e asaj kohe nuk reaguan për ta zbardhur çështjen.

I bashkohem thirrjes së Andiel Xhindit.

Drejtësia e re që po lind do të zbardhë këtë çështje dhe kushdo që guxoi të ngrinte dorë mbi deputetin e Partisë Socialiste do të marrë dënimin e duhur”, deklaroi Balla.

Anduel Xhindi i cili është deputet i PS-së kërkoi të gjenden autorët e v.rasjes së babait të tij.

“U bënë 10 vjet nga ndarja nga jeta e babait tim dhe drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Na mundon pyetja kush e v.rau dhe pse e v.rau Fatmirin?!

Iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen që shpirti i tij të jetë në paqe dhe ne të jemi të qetë”, tha Anduel Xhindi.