HomeAktualitetDebat

2000 familje pa punë, ku do i blejnë njerëzit rrobat tani? Berisha flet përçartë, ngatërron tregun “Dinamo” me tregun “Gabi’ që është… shëndosh e mirë

2000 familje pa punë, ku do i blejnë njerëzit rrobat tani? Berisha flet përçartë, ngatërron tregun “Dinamo” me tregun “Gabi’ që është… shëndosh  e mirë

Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale.

Por delirant plak Sali Berisha, duke folur përçartë si për çdo gjë që dëgjon veshi i tij shurdh dhe me lajmet që merr nga injoranca dhe padituria që e rrethon, del bllof dhe qesharak.

Ja çfarë llomotiti sot për të kaluar radhën, ditën e shtunë, kur të gjithë pushojnë dhe ai mbledh ushtarët e vegjël të perandoris së tij:

“Është koha që PD të bëjë gjithçka për angazhimin maksimal në përmbushje të misionit të saj.

Në të njëjtën kohë kur shteti nuk jep asnjë ndihmë, nuk cakton fondin, digjen 2000 biznese në mes të Tiranës.

Mijëra qytetarë humbasin bukën e gojës. Qindra mijëra shqiptarë që visheshin te ai treg, tani nuk kanë mundësi që të blejnë rroba. Mafia e kokainës, e drogës, i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh”, deklaroi Berisha.

Mirëpo e vërteta është krejtë ndryshe. Magazinat që janë djegur bashkë me vlerë e mallrave të magazinuar kanë një dëm kolosa mbi 50 milion dollarë

Tregu që imagjinon Berisha i djegur nuk ka asnjë lidhje me rrobat e përdoruar, por ështe Tregu industrial Dinamo në rrugën Ferit Xhajko dhe tregëton mallra me shumicë, inustriale, veshmbathje, elektronik, paisje shtëpiake, enë guzhine të importuara nga Kina Turqia dhe vende të tjera Eurpoiane.

Pra dëmii madh është individal për gati 100 biznese të mëdha që kanë humbur të ardhuar kolosle edhe për fajin e tyre, duke mos bërë sigurmin e mallrave me shumicë që tregtojnë, nuk ka lidhje me ato 2000 bizneseve që imagjinon Berisha te firma Gabi dhe shteti nuk ka asnjë detyrim, ndaj këtyre subjekteve. E vetmja ndihmë është përjashtimi nga Tatimi i mallit të djegur dhe rimbursim nga vlera e doganës e referencë.

Ndërsa lehjet e Saliu sipas “kones” Blushi se magazinat u dogjën për të bërë pallate janë përralla qesharake idiotësh, që duan të bëjnë politik pa e ditur se ç’është politika.

Aksonerët e ish Uzinës Dinamo janë pronar të trullit dhe gjithë objekteve të privatizuar që në kohën e Berishë dhe kanë ndërtuar edhe pallate brënda tokës së tyre dhe mund të ndërtojnë çfarë të duan nëse Këshilli i rregullimit të teritorit nuk shikon shkelje në projktin e zhvillimit të pronës.

Pra sipas shokut Sali një pronar ka djegur shtëpinë e tij për të ndërtuar një tjetër shtëpi madje duke djegur edhe komshijtë. Këtë vetëm një i marrë mund ta mendoj, por dihet se bujtina e të marrëve tashmë ligjërisht janë zyrat e ish SHQUP-it/ Ekskluzive.al