HomeAktualitetKronike

22-vjeçari pranon vrasjen e biznesmenit në Laç: Më rrahën barbarisht, e bëra për hakmarrje

22-vjeçari pranon vrasjen e biznesmenit në Laç: Më rrahën barbarisht, e bëra për hakmarrje

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Rakip Roli.

Llej Lika, i arrestuar si një prej të autorëve për vrasjen e biznesmenit, ka dëshmuar para hetuesve se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kishin dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti.

“Vrasjen e kam bërë unë. Babai dhe shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen, e bëra si shenjë hakmarrje.

Djemtë e Rakip Rolit më kanë dhunuar barabarisht në muajin Korrik”, ka thënë ndër të tjera ai.