HomeAktualitetDebat

34-vjetori i themelimit të PS, Rama: Flamuri ynë u ngjit më lart se asnjëherë, falë shqiptarëve që u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

34-vjetori i themelimit të PS, Rama: Flamuri ynë u ngjit më lart se asnjëherë, falë shqiptarëve që u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

Kryeministri Edi Rama, ka uruar socialistët me rastin e 34-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.

Në një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se flamuri i socialistëve e progresistëve shqiptarë është ngjitur më lart se asnjëherë dhe kjo sipas tij, “falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE”.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shkruan Rama.